Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Një skenar filmi Narcos, çfarë dihet deri tani për rrëmbimin e 49-vjeçarit

2020/01/30 at 1:43 PM
në Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Një skenar filmi Narcos, çfarë dihet deri tani për rrëmbimin e 49-vjeçarit

Nga ora në orë, vijojnë të dalin detaje në lidhje me rrëmbimin dhe më pas vrasjen e 49-vjeçarit Jan Prenga. Prej dy ditësh policia e shtetit, ndihmuar dhe nga forcat speciale RENEA kanë zgjeruar hartën e kërkimit për të gjetur trupin e 49-vjeçarit, ndërsa në lojë janë grupe të fuqishme kriminale që i lidh vetëm një qëllim: trafiku i kokainës në Britaninë e Madhe.


LEXO EDHE- Pengmarrja dhe vrasja e Jan Prengës, Policia: Gjenden prova të reja

49-vjeçari që u rrëmbye më datë 17 janar në rrugën “London” në Kamzë, pas futjes në makinë ai është rrahur dhe goditur, ku si pasojë e goditjeve të marra ka ndërruar jetë gjatë Këtë të enjte RENEA ka zhvilluar një operacion në Shkodër, ku janë shoqëruar dy persona të familjes Doçi të dyshuar si të përfshirë.

Ndërkaq, një nga personat e shpallur në kërkim është edhe një biznesmen me mbiemrin Doçi. Jan Prenga nuk kishte lidhje të drejtpërdrejtë me autorët, por shkak ka qenë konflikti i vëllait të tij në Angli për një ngarkesë lëndë narkotike. Madje nga përgjimet e policisë rezulton së i vëllai ka komunikuar me familjarët, ku u kërkon të mos kenë kontakte me policinë dhe se Jani është mirë.

Po ashtu burime nga grupi hetimor qe po merren me zbardhjen e ngjarjes se rrëmbimit, familjarët e viktimës kanë dërguar më herët një pajtues gjaqesh në Shkodër.

Kjo është bërë për të folur me familjen Doçi që të lirohej Jan Prenga dhe duke dhëne siguri se do kthehej kokaina e grabitur. Në përgjime rezulton se G.Doçi ka folur me Astrit Prengën ku e kërcënuar në lidhje me te vëllain.

Sipas burimeve i gjithë rrjeti i trafikut drejtohet nga burgu i Ekuadorit aty ku është i ndaluar që prej vitit 2014 personi nga Vlora me inicialet D.R. Në bazë të përgjimeve të kryera nga autoritetet britanike por dhe ato shqiptare për zbardhjen e kësaj ngjarje ka dalë edhe telefonata nga burgu i Ekuadorit.

HETIMET

Policia prangosi një tjetër të dyshuar të mërkurën për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës, duke e çuar në 5 numrin e të arrestuarve, ndërsa janë shpallur në kërkim edhe 5 persona të tjerë. Në filmime shihet se të dyshuarit dalin nga resorti me trupin e viktimës të mbështjellë me qese. Njëri prej tyre mban një lopatë në dorë, ndërsa trupi i viktimës futet në një furgon të bardhë.

Mjeti është sekuestruar dhe gjendet në laboratorin e Policisë Shkencore, ku pritet të zbulohen prova që mund t’i shërbejnë hetimeve. Përveç këtyre provave, policia me vendim të gjykatës ka ushtruar kontroll në banesën e Jan Prengës, pak ditë pas rrëmbimit. Në këtë kohë ka vendosur edhe një përgjues ambiental, ku dëgjohet një bisedë telefonike mes vëllait të viktimës dhe familjarëve dhe disa biseda të tjera në shtëpi, në të cilat ata tregojnë se Jan Prenga ishte marrë peng dhe ndodhej në Shijak.

Vëllai i 49-vjeçarit të rrëmbyer u ka kërkuar që mos flasin me policinë për këtë problem. Policia vijon ndërkohe kërkimet për trupin e viktimës, por të arrestuarit nuk kanë bashkëpunuar dhe kanë mohuar akuzat.

Kush janë personat që kërkohen:

Altin Hajri- personi që dyshohet se krijoi grupi për rrëmbimin e 49-vjeçarit.

M. Bajri, personazh me dritë-hije të forta në botën e krimit, nga Shkodra, i akuzuar për trafik droge nga Ekuadori në vendet e BE.

Gentian Doçi , është i skeduar nga autoritetet e vendeve të BE dhe konsiderohet si njeriu kyç që urdhëroi rrëmbimi i Jan Prengës, përderisa vëllai i këtij të fundit arriti të nxirret nga porti britanik një sasi të madhe kokaine, por nuk e dorëzoi në destinacion.

Korado. G., nga Shkodra, i përfshirë më herët në aktivitet kriminal në vendet e BE, por edhe në Shqipëri i skeduar. Ky mendohet të jetë personi që ka bërë rolin e ndërmjetësit, duke çuar mesazhin për marrjen peng të Prengës.

Dritan Rexhepi, nga Vlora, personazhi më i fuqishëm i botës së krimit në Vlorë. Më 2014, është arrestuar me 240 kg kokainë në Ekuador, më herët ishte akuzuar për përfshirje në vepra kriminale në Shqipëri./ Opinion.al



Ju sugjerojmë

Vritet me armë zjarri 43-vjeçari në Tropojë, autori në kërkim 
Te Fundit

E zë poshtë porta e kompanisë, ndërron jetë roja

6 Shtator, 2025 1:45 pm
Fundi i luftës, Zelensky: Gati të dorëhiqem për paqen në Ukrainën 
Bota

Zelensky refuzon Moskën: Putin mund të vijë në Kiev

6 Shtator, 2025 11:50 am
Temperaturat arrijnë 33 gradë C, parashikimi i motit për sot në vendin tonë
Kryesore

Si do të jetë moti sot

6 Shtator, 2025 10:25 am
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
-Jetë dhe Stil

Horoskopi, 6 shtator 2025

6 Shtator, 2025 9:15 am
Putin shpall stërvitje bërthamore në kufirin e NATO-s: Legjitimiteti i Zelenskit ka mbaruar
Bota

Ultimatumi i Putinit për Perëndimin: Paqe me kushte ose luftë totale

5 Shtator, 2025 11:09 pm
Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
Kronikë

Sherr për një vend parkimi, të shtëna me armë zjarri në Kukës

5 Shtator, 2025 10:02 pm
Disiplina/ Dënohen Egnatian dhe AF Elbasani, Vora paralajmërohet
Sport

Disiplina/ Dënohen Egnatian dhe AF Elbasani, Vora paralajmërohet

5 Shtator, 2025 9:36 pm
Hungaria pranon blerjen e naftës nga Rusia: Ta bëjnë edhe vende të tjera europiane
Bota

Hungaria pranon blerjen e naftës nga Rusia: Ta bëjnë edhe vende të tjera europiane

5 Shtator, 2025 8:50 pm
Kreu i SPAK prezanton punën para ambasadorëve BE-së
Aktualitet

DASH zbulon çfarë u diskutua në takimet që zhvilloi Dumani në Uashington

5 Shtator, 2025 7:46 pm
Shpëtohet çifti izraelit, kishin mbetur të bllokuar në zonën e Gjipesë
Aktualitet

Shpëtohet çifti izraelit, kishin mbetur të bllokuar në zonën e Gjipesë

5 Shtator, 2025 7:35 pm
Para
Greqia e vendosur, shton masat kundër emigrantëve

Greqia e vendosur, shton masat kundër emigrantëve

Deputetët e opozitës bllokojnë foltoren në Kuvend

Deputetët e opozitës bllokojnë foltoren në Kuvend

Sulmet ajrore në Siri, humbin jetën 10 persona

Sulmet ajrore në Siri, humbin jetën 10 persona
















TE FUNDIT

E zë poshtë porta e kompanisë, ndërron jetë roja

Vritet me armë zjarri 43-vjeçari në Tropojë, autori në kërkim 
6 Shtator, 2025

Një 68-vjeçar me inicialet G.G., i cili punonte roje pranë një kompanie në Tiranë, ka ndërruar ndërsa porta hyrëse e...

Lexo më shumë

Zelensky refuzon Moskën: Putin mund të vijë në Kiev

Fundi i luftës, Zelensky: Gati të dorëhiqem për paqen në Ukrainën 
6 Shtator, 2025

“Putini mund të vijë në Kiev… Nuk mund të shkoj në Moskë ndërsa vendi im sulmohet çdo ditë nga Rusia....

Lexo më shumë

Si do të jetë moti sot

Temperaturat arrijnë 33 gradë C, parashikimi i motit për sot në vendin tonë
6 Shtator, 2025

Ditën e sotme, territori shqiptar do të jetë nën mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke sjellë në pjesën e parë...

Lexo më shumë

Horoskopi, 6 shtator 2025

Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
6 Shtator, 2025

Dashi Qielli i dashurisë do jete goxha i trazuar gjate kësaj dite dhe asgjë nuk do ndodhe ashtu si ju...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com