Kryetari i Bashkisë së Kamzës Xhelal Mziu fitoi pafajësinë nga Gjykata e Apelit e Tiranës i akuzuar nga Prokuroria për veprat penale të abuzimit me tenderat.
Ai tha para gjykatës se ky ishte një proces i motivuar politikisht dhe se nuk kishte prova.
Pas marrjes së pafajësisë, kryebashkiaku demokrat ka postuar disa foto me skaf në liqenin e Kukësit ku sigurisht ka treguar edhe një herë besnikërinë ndaj partisë së tij. /Lapsi