Kongresi i 220-të i rregullt i LSDM-së, i cili do të mbahet të shtunën në Shkup, pritet të hyjë në histori, sepse thuhet që Muhamed Zekiri do të zgjedhet si nënkryetar i kësaj partie.
Kjo dë të ishte hera e parë që një shqiptar bëhet njeriu i dytë i një partie maqedonase, e cila është aktualisht në pushtet. Zekiri është deputet i LSDM-së.
Në këtë kongres pritet që rreth 700 delegatë të votojnë për liderin e partisë. Kandidat i vetëm është kryeministri Zoran Zaev. Për herë të parë në historinë e Maqedonisë u zgjodh para disa muajsh një Kryetar Kuvendi shqiptar, Talat Xhaferi.