Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Një shkollë e mesme në Kaliforni ofron bursa për nxënës nga Ukraina dhe Afganistani

2024/06/01 at 9:03 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Një shkollë e mesme në Kaliforni ofron bursa për nxënës nga Ukraina dhe Afganistani

Një shkollë e mesme private në Kaliforni ka ofruar bursa për tre refugjatë nga Ukraina dhe Afganistani. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Genia Dulot, një pedagoge amerikane ka hapur shtëpinë e saj për dy prej tyre ndërsa ata përfundojnë studimet.

Nxënësja e shkollës së mesme Yeva Cherkasova-Shekera po studionte në Kiev kur Rusia filloi sulmin ndaj Ukrainës në vitin 2022.

“Nuk e kam menduar kurrë se një ditë do të përjetoja luftën dhe bombardimet”, thotë ajo.

Kur gratë në familjen e saj u zhvendosën në Poloni, ajo kontaktoi shkollën e mesme “High Bluff Academy” në San Diego të Kalifornisë dhe mori një bursë të plotë.

“Pas gjithë veprimeve çnjerëzore që pashë, erdha këtu dhe pashë se si njerëzit këtu donin të më përqafonin me zemrat dhe gjithë mirësinë e tyre. Mendoj se këtë do ta mbaj në mend. Gjithmonë duhet të ketë besim për më mirë”, thotë ajo.

Themeluesja e shkollës, Jill Duoto ka paguar biletat e adoleshentes për udhëtimin për në Amerikë dhe tani po paguan shkollimin e saj këtu.

“Gjithmonë kam dashur të ndihmoj të tjerët. Ka kaq shumë njerëz në nevojë. Gjithmonë kam dhuruar para për bamirësi, por nuk mund të kesh të njëjtën ndjenjë kënaqësie vetëm përmes nënshkrimit të një çeku për një organizatë bamirësie sepse nuk e sheh se ku shkojnë paratë. Pra, nuk ndërvepron me njerëzit që po ndihmon. Kështu që kjo ka qenë një përvojë vërtet pozitive për mua”, thotë ajo.

Rreth një e treta e nxënësve këtu janë të huaj. Mohammad dhe Aqila Mohammadi janë vëlla e motër, që në vitin 2021 u zhvendosën në Pakistan me familjen e tyre pas rënies së Afganistanit në duart e talebanëve. Zonja Duoto i ndihmoi ata me viza studentore dhe i solli në Kaliforninë Jugore.

“Për mua, Jill është më shumë se nënë. Ajo bëri një gjë vërtet të mrekullueshme për ne. Pa të, ne ishim të humbur dhe nuk do të ishim këtu”, thotë ajo.

Zonja Duoto nuk mundi të gjente familje pritëse për nxënësit afganë, kështu që ajo i mori ata në shtëpinë e saj. Ajo gjithashtu ndihmoi tre nxënësit në përgatitjet për studime universitare. Aqila Mohammadi dëshiron të shkojë në unviersitet dhe të diplomohet në biologji, Cherkasova-Shekera në marketing dhe Mohammadi thotë se dëshiron të bëhet inxhinier elektrik.

“Unë dua të diplomohem në informatikë dhe inxhinieri. Unë vërtet dua të plotësoj mangësitë e arsimimit tim në Afganistan, veçanërisht në matematikë, dhe të përmirësoj anglishten”, thotë Mohammmadi.

Zonja Duoto po bashkëpunon edhe me një qendër arsimore në Afganistan për të ndihmuar vajzat afgane të përfundojnë studimet e tyre përmes internetit dhe të marrin diploma të shkollës së mesme nga shkolla “High Bluff Academy”, në mënyrë që ato të mund të aplikojnë në universitetet jashtë vendit./VOA

Ju sugjerojmë

Tarifat e SHBA: Wadephul i quan lojë humbëse për të dy palët
Bota

Tarifat e SHBA: Wadephul i quan lojë humbëse për të dy palët

30 Maj, 2025 9:04 am
Greqia ashpërson politikat ndaj emigrantëve/ Çfarë ndodh me punëtorët sezonalë?
Kryesore

Greqia ashpërson politikat ndaj emigrantëve/ Çfarë ndodh me punëtorët sezonalë?

30 Maj, 2025 8:57 am
Investimet “lule mos me prek”, bashkitë realizojnë vetëm 5% të programit vjetor
Aktualitet

Investimet “lule mos me prek”, bashkitë realizojnë vetëm 5% të programit vjetor

30 Maj, 2025 8:45 am
Video/“Pamjet e mrekullueshme në Mat”, Rama:Destinacion që s’duhet lënë pa vizituar
Aktualitet

Video/“Pamjet e mrekullueshme në Mat”, Rama:Destinacion që s’duhet lënë pa vizituar

30 Maj, 2025 8:39 am
Ngecja e bisedimeve bërthamore SHBA-Iran rrit rrezikun për përshkallëzim e sanksione
Bota

Ngecja e bisedimeve bërthamore SHBA-Iran rrit rrezikun për përshkallëzim e sanksione

30 Maj, 2025 8:28 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 30 maj 2025

30 Maj, 2025 8:21 am
Horoskopi, 27 korrik 2023
Aktualitet

Horoskopi për ditën e sotme, 30 maj 2025

30 Maj, 2025 8:19 am
Kirurgu me famë botërore vjen në Shqipëri
-U tha në Opinion

Kirurgu me famë botërore vjen në Shqipëri

29 Maj, 2025 11:33 pm
“Kurrë s’jam dashuruar”, Parashqevi Simaku: Por më kanë dashur shumë
-U tha në Opinion

“Kurrë s’jam dashuruar”, Parashqevi Simaku: Por më kanë dashur shumë

29 Maj, 2025 11:01 pm
Opinion – Rrëfimi i parë i Parashqevi Simakut! – 29 Maj 2025
Emisionet

Opinion – Rrëfimi i parë i Parashqevi Simakut! – 29 Maj 2025

29 Maj, 2025 10:35 pm
Para
1000 motoristë nga 14 vende të ndryshme të botës mblidhen në Shijak

1000 motoristë nga 14 vende të ndryshme të botës mblidhen në Shijak

Policia serbe arreston një shqiptar të Kosovës në Merdarë, dyshohet për krime lufte

Policia serbe arreston një shqiptar të Kosovës në Merdarë, dyshohet për krime lufte

Mandati i Xhaçkës, reaagon Berisha: Rama shkelmoi Kushtetutën për të mbrojtur Xhaçkën

Berisha: PD ka një projekt të godasë për vdekje varfërinë e shqiptarëve

TE FUNDIT

Tarifat e SHBA: Wadephul i quan lojë humbëse për të dy palët

Tarifat e SHBA: Wadephul i quan lojë humbëse për të dy palët
30 Maj, 2025

Në sfondin e politikave ndëshkuese tarifore të qeverisë amerikane, ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul (CDU) ka paralajmëruar kundër kufizimeve...

Lexo më shumë

Greqia ashpërson politikat ndaj emigrantëve/ Çfarë ndodh me punëtorët sezonalë?

Greqia ashpërson politikat ndaj emigrantëve/ Çfarë ndodh me punëtorët sezonalë?
30 Maj, 2025

Janë njoftuar masa të reja më të ashpra kundër emigracionit të paligjshëm nga qeveria greke, duke planifikuar kështu eliminimin e...

Lexo më shumë

Investimet “lule mos me prek”, bashkitë realizojnë vetëm 5% të programit vjetor

Investimet “lule mos me prek”, bashkitë realizojnë vetëm 5% të programit vjetor
30 Maj, 2025

Pavarësisht faktit se tre muajt e parë të 2025 vendi ishte i përfshirë në fushatë për zgjedhjet e përgjithshme dhe...

Lexo më shumë

Video/“Pamjet e mrekullueshme në Mat”, Rama:Destinacion që s’duhet lënë pa vizituar

Video/“Pamjet e mrekullueshme në Mat”, Rama:Destinacion që s’duhet lënë pa vizituar
30 Maj, 2025

Kryeministri Edi Rama e ka nisur përshëndetjen e ditës së sotme në rrjetin social “Facebook” me pamjet e mrekullueshme nga...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com