Publikohen fotot e rralla brenda fabrikës “Pegatron Corp” në Shangai, ku prodhohen produktet e Apple.
Kjo fabrikë është akuzuar shpesh për keqtrajtimin e punonjësve të saj.
Për herë të parë, fabrika e Apple ka hapur dyert për dy reporterët Shai Oster dhe Qilai Shenper, të cilët kanë realizuar foto brenda “Pegatron Corp”.
50 mijë punonjësit e fabrikës iu nënshtrohen kontrolleve të rrepta çdo ditë përpara se të nisin punën.
Pasi bëhet apeli, punonjësit kalojnë në një skaner që njeh fytyrën dhe më pas nisin punën me turne. Ata janë të veshur të gjithë njëlloj.
Sipas China Labour Watch, paga e tyre shkon deri në 290 dollarë, ndërsa kostoja e një iPhone në Kinë shkon deri në 613 euro.
Opinion.al