Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Një sëmundje e rrallë prek disa fëmijë me COVID-19

2020/05/10 at 9:30 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Një sëmundje e rrallë prek disa fëmijë me COVID-19

Një fëmijë 5 vjeçar ka humbur jetën në Nju Jork nga sëmundje e rrallë që po haset tek disa fëmijë, që shkakton dëmtimin e enëve të gjakut dhe besohet se ka lidhje me koronavirusin. Është një rrezik i ri i mundshëm për fëmijët në këtë situatë pandemie.

Një fëmijë tjetër 7 vjeçar gjithashtu humbi jetën në Nju Jork, por autoritetet spitalore thonë se është herët të arrihet në përfundimin se shkaku ishte koronavirusi. Njoftimin për 5-vjeçarin që humbi jetë nga sëmundja e rrallë e quajtur Kavasaki e dha Guvernatori Andrew Cuomo gjatë një konference për shtyp.

Cuomo tha se zyrtarët e shëndetësisë po ndiqnin 73 raste të ngjashme në gjithë shtetin e Nju Jorkut, ku fëmijët me COVID-19 po shfaqnin simptoma të sëmundjes Kavasaki, një sëmundje e rrallë.

“Megjithëse rrallë, po shohim disa raste kur fëmijët e sëmurë me COVID, mund të preken nga sëmundja Kavasaki që shkakton acarimin e enëve të gjakut”, tha ai.

Dhjetra fëmijë amerikanë janë shtruar në spital me këtë pezmatim serioz që është hasur për here të parë në Evropë, përfshirë një foshnjë gjashtë muajshe në Kaliforni.

Temperatura, dhimbjet e barkut dhe acarimi i lëkurës, janë simptoma të zakonshme, ndërsa disa fëmijë në Nju Jork kanë pasur miokardit, një gjendje e rrezikshme e zemrës, që kërkon trajtim intensiv. Shumë prej tyre kishin ose kishin kaluar koronavirus.

“Po shohim fëmijë që kanë pasur temperaturë për tre-katër ditë. Me kruarje, acarim të lëkurës në gjithë trupin, ose në pëllëmbët e duarve dhe shputat e këmbëve, diçka e pazakontë”, thotë Dr. Steven Kernie, i Spitalit të Fëmijëve, Morgan Stanley në Nju Jork.

Organizata mjekësore në Britani, Itali dhe Spanjë paralajmëruan mjekët muajin e kaluar për këtë sëmundje.

Disa doktorë thonë se rastet e Nju Jorkut i shtojnë gjasat se sindroma është një komplikim i rrallë i COVID-19, megjithëse ende nuk është provuar.

“Po shohim që në disa raste, edhe pse të rralla, disa fëmijë kanë një reagim më të fortë, tepër acarues për zemrën”, thotë Dr. Adriana Tremoulet, mjeke në spitalin e fëmijëve, Rady në San Diego dhe nëndrejtore e Qendrës për Studimin e Kavasakit në Universitetin e Kalifornisë.

Rreth 3 mijë fëmijë amerikanë diagnostikohen me sëmundjen Kavasaki çdo vit, kryesisht nën 6 vjeç dhe djem. KJo sëmundje është diagnostikuar për herë të parë në fëmijët japonezë.

Fundjavën e kaluar, studiues, mjekë dhe zyrtarë shëndetësie amerikanë dhe ndërkombëtarë, diskutuan javën e kaluar dhe arritën në përfundimin se fëmijët e prekur duhet të trajtohen në spitale ku kujdesi intensiv është në dispozicion, pasi gjendja e disa fëmijëve keqësohet me shumë shpejtësi.

Megjithatë mjekët ende besojnë se shumë fëmijë me COVID-19 do të kenë vetëm një rast të lehtë./ VOA

Ju sugjerojmë

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, shtyhet mbledhja e Këshillit të Mandateve
Aktualitet

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, shtyhet mbledhja e Këshillit të Mandateve

19 Dhjetor, 2025 3:40 pm
Lufta Izrael-Iran, Trump: Duam një fund të vërtetë, jo armëpushim
Bota

Trump: Lufta me Venezuelën është e mundur

19 Dhjetor, 2025 3:36 pm
Kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci paraqitet në SPAK
Aktualitet

Kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci paraqitet në SPAK

19 Dhjetor, 2025 3:19 pm
SPAK shtyn hetimet për Ahmetajn, afat deri më 22 mars për të paraqitur konkluzionet
Kronikë

SPAK shtyn hetimet për Ahmetajn, afat deri më 22 mars për të paraqitur konkluzionet

19 Dhjetor, 2025 2:50 pm
Protesta e fermerëve në Greqi vijon, bllokohet sërish pika Kufitare e Kakavijës
Aktualitet

Protesta e fermerëve në Greqi vijon, bllokohet sërish pika Kufitare e Kakavijës

19 Dhjetor, 2025 2:39 pm
Shqipëria do të hapë TikTok, Rama: Nuk do e zgjasim ndalimin 1-vjeçar
Aktualitet

Shqipëria do të hapë TikTok, Rama: Nuk do e zgjasim ndalimin 1-vjeçar

19 Dhjetor, 2025 2:36 pm
Heroi i sulmit terrorist në Bondy Beach merr 2.5 milionë dollarë donacione
Bota

Heroi i sulmit terrorist në Bondy Beach merr 2.5 milionë dollarë donacione

19 Dhjetor, 2025 2:32 pm
USB e SPAK/ Avokati i Ballukut: Duam 3 javë kohë; Prokurori: 5 ditë mjaftojnë
Aktualitet

USB e SPAK/ Avokati i Ballukut: Duam 3 javë kohë; Prokurori: 5 ditë mjaftojnë

19 Dhjetor, 2025 2:29 pm
Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

I hodhën makinën në erë me tritol, Dritan Jano është nipi i ish-prokurorit

19 Dhjetor, 2025 2:13 pm
SPAK kërkon arrestimin e Ballukut,dalin pamjet nga mbledhja e Këshillit të Mandateve
Aktualitet

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut,dalin pamjet nga mbledhja e Këshillit të Mandateve

19 Dhjetor, 2025 1:03 pm
Para
Koronavirusi, rritet numri i viktimave në SHBA

Koronavirusi, rritet numri i viktimave në SHBA

Dhunoi policin, arrestohet 55-vjeçari në Bulqizë

Grabitet dyqani në Përmet, autori merr një shumë parash

1938/ Qëllimi i vërtetë i udhëtimit të motrave të mbretit Zog në SHBA

1938/ Qëllimi i vërtetë i udhëtimit të motrave të mbretit Zog në SHBA

TE FUNDIT

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, shtyhet mbledhja e Këshillit të Mandateve

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, shtyhet mbledhja e Këshillit të Mandateve
19 Dhjetor, 2025

Ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Mandateve, ku u shqyrtua imuniteti i zv.kryeministres, mirëpo Belinda Balluku nuk mori pjesë. Mbledhja...

Lexo më shumë

Trump: Lufta me Venezuelën është e mundur

Lufta Izrael-Iran, Trump: Duam një fund të vërtetë, jo armëpushim
19 Dhjetor, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se mundësia e një lufte me Venezuelën është në tryezë. Deklaratën, Trump...

Lexo më shumë

Kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci paraqitet në SPAK

Kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci paraqitet në SPAK
19 Dhjetor, 2025

Prokuroria e Posaçme ka thirrur këtë të premte kryebashkiakuan e Shkodrës Benet Beci për t’i komunikuar mbylljen e hetimeve. Prej 23 prillit,...

Lexo më shumë

SPAK shtyn hetimet për Ahmetajn, afat deri më 22 mars për të paraqitur konkluzionet

SPAK shtyn hetimet për Ahmetajn, afat deri më 22 mars për të paraqitur konkluzionet
19 Dhjetor, 2025

Për të gjashtën herë Prokuroria e Posaçme ka komunikuar zgjatjen e afateve hetimore për ish-zëvendëskryministrin Arben Ahmetaj, i cili po hetohet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com