Skënderbeu do të luajë një transfertë të vështirë këtë fundjavë në Laç, teksa trajneri Agostineli merr një lajm të mirë.
Në ekip është rikthyer edhe Kristi Vangjeli, i cili është ka filluar të stërvitet normalisht me grupin.
Mbrojtësi ka lënë pas dëmtimin në kokë që pësoi në ndeshjen ndaj Partizanit, dhe tashmë është i gatshëm për t’u rikthyer në fushën e lojës qysh nga minuta e parë.
Padyshim një lajm shumë i mirë ky edhe për trajnerin e kampionëve, pasi në sfidën e fundit në këtë rol u aktivizua Jashanica./soprta.al