Pas Ministrisë së Brendshme, protestuesit mbërritën te Bashkia e Tiranës, u përballën me kordonin e forcave të policisë.
Menjëherë pas përplasjeve, protestuesit kanë hedhur molotov drejt godinës së Bashkisë por njëri prej tyre shpërtheu në mes të forcave të policisë, ku disa efektivë u përfshinë nga flakët.
Po ashtu mori lëndime të lehta edhe një nga protestuesit, i cili së bashku me efektivët e lënduar u ndihmuan nga policët e tjerë.
Situata te Bashkia e Tiranës vijoi e tensionuar për pak minuta teksa hidheshin molotov drejt gondinës, deri në momentin që policia ka hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.