Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Një presidente grua?

2016/06/06 at 10:43 AM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Një presidente grua?

Nga Silvi Bakiri

Po. Është plotësisht e natyrshme që një grua të bëhet Presidente, nëse ka zgjedhur të merret me politikë. Edhe në Shqipëri.
Në SHBA, ku gara presidenciale ka nisur prej disa kohësh, kjo është e rëndësishme në mënyrë të veçantë sepse gruaja, në këtë rast, nuk përfaqëson thjesht dhe vetëm një komb, por sepse ajo përfaqëson në një farë mënyre forcën e gruas… në krye të vendit më të fuqishëm në botë! Njësoj siç Barack Obama pashmangshëm përfaqësoi thyerjen e madhe përkundër presidentëve jet’ e mot të bardhë të SHBA-ve. Hillary Clinton e ka quajtur këtë “revolucioni i fundit” pas atij që u shënjua prej Presidentit aktual Obama.
Tashmë, pranë fitores së Primareve për zgjedhjet presidenciale në SHBA, Clinton, disa ditë më parë ka postuar në adresën e saj zyrtare në facebook një video që përforcon mesazhin e saj në këto zgjedhje. Videoja e shkurtër disa minutëshe është vetëm njëra prej kundërpërgjigjeve të radhës ndaj kandidatit të djathtë, fitues për forcën Republikane, Donald Trump, përgjigje si gjithnjë në mbrojtje të të Drejtave të Njeriut, aq thelbësore për të majtët në SHBA.
“Natyrisht që ka rëndësi kur tallesh me njerëz me aftësi të kufizuara, fyen gratë apo kur inkurajon vende me supremaci për të bardhët. Amerika bën qëndresë kundrejt shteteve që i trajtojnë gratë si kafshë e po kështu njerëzit e racave të tjera si edhe besimeve të ndryshme. Çfarë po ndodh me standardet morale që SHBA ka vendosur? Cila do të jetë e ardhmja e fëmijëve tanë nëse presidentët janë racistë?! Besimtarë myslimanë dhe emigrantë meksikanë luftojnë në krah të Ushtrisë sonë. Donald Trump duhet të mësojë diçka prej tyre!”
Ky mesazh i H.C. është sa solidarizues me votuesit e saj potencialë, aq edhe strategjik. Kjo, sepse është më shumë sesa i qartë fakti se që dikush të synojë të jetë në krye të një shteti, aq më tepër në krye të SHBA-ve, duhet ta ketë për detyrim dhe prioritet krijimin e një klime të mirë mes ‘të ndryshmëve’ të barabartë. Pyetja është: Sa gjasa ka që një individ-votues të zgjedhë të votojë për një kandidat që diskriminon pakicat, gjykon njerëzit e racave të tjera, është seksist, homofob apo fyes ndaj kujtdo që mendon “ndryshe”? Është fakt ama, se urrejtja mund të arrijë të bëjë bashkë një elektorat më shpejt dhe më me efiçencë. Nëpër botë ka ende plot njerëz racistë, diskriminues, seksistë e homofobë. Ata sigurisht do të bashkoheshin me shpejtësinë e erës, në mënyrë akute, në bazë, dhe nuk do të nguronin të votonin dikë që i jep zë emocioneve të tyre negative. Dihet po ashtu se këto të fundit janë shumë më të manovrueshëm se të tjerët sepse janë emocionalisht shumë më vulnerabël ndaj çdo zgjidhjeje të jashtme, sado e përkohshme qoftë ajo. Ndërkaq, njerëzit ‘open’ janë shumë më pak të manipulueshëm meqë vendimi i tyre për të qenë pranues të të ndryshmëve vjen si rezultat i një procesi racional të të menduarit. Në rastin e parë kemi të bëjmë me votues emotivë, të acaruar, që presin vetëm ‘një komandë’ për t’u hakmarrë me votë pro republikanëve dhe thirrjeve ‘të çuditshme’ të Trump-it. Në rastin e dytë, votuesi është më “i vështirë” por edhe më i arsyeshëm, e si rrjedhojë më i qëndrueshëm.
Dhe për të ardhur në logjikën e fillimit, kandidatja Hillary Clinton, sipas kësaj vije, përveçse ka sigurinë se do të afrojë një elektorat ‘të shëndetshëm’, duke kandiduar, ajo është njëkohësisht duke përfaqësuar vetë njërën prej “kategorive” që Trump anashkalon ose fyen: Gratë.
Një ish-zonjë e parë, një zonjë dhe një zyrtare vjen nga një jetë përpjekjesh të forta e gjithashtu vështirësish, por përherë në ngjitje të shkallares politike në SHBA, për t’i dhënë edhe një herë shansin votuesve amerikanë të zgjedhin atë që u duhet, jo liderin burrë dhe populist të radhës që ndërron taktikat e djeshme me taktika të tjera sot, por që gjithsesi nuk ka një strategji për të ardhmen.
Liderja me eksperiencë dhe etikë të vlerësueshme apo biznesmeni cinik e hokatar me fatet e shtetasve të tij? Kush fiton?

Ju sugjerojmë

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!
-U tha në Opinion

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!

14 Maj, 2025 11:14 pm
Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…
-U tha në Opinion

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…

14 Maj, 2025 11:05 pm
Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!
-U tha në Opinion

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!

14 Maj, 2025 10:47 pm
‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim
-U tha në Opinion

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim

14 Maj, 2025 10:38 pm
Costa: Nevojitet ulja e tensioneve për t’i hequr masat e BE-së ndaj Kosovës
Rajoni

Costa: Nevojitet ulja e tensioneve për t’i hequr masat e BE-së ndaj Kosovës

14 Maj, 2025 10:09 pm
Mbeti pa mandat deputeti, Spaho njofton largimin nga politika
Politikë

Mbeti pa mandat deputeti, Spaho njofton largimin nga politika

14 Maj, 2025 9:55 pm
Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin
Aktualitet

Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin

14 Maj, 2025 9:41 pm
Berisha ‘porosi’ drejtuesve politikë: Dokumentoni grabitjen e votës!
Politikë

Berisha ‘porosi’ drejtuesve politikë: Dokumentoni grabitjen e votës!

14 Maj, 2025 9:25 pm
Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në Parlament 30 deputetë të PS!
Politikë

Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në Parlament 30 deputetë të PS!

14 Maj, 2025 9:17 pm
Zgjedhjet e 11 Majit, Berisha: Vjedhja dhe korrupsioni u shndërruan në votë!
Kryesore

Zgjedhjet e 11 Majit, Berisha: Vjedhja dhe korrupsioni u shndërruan në votë!

14 Maj, 2025 9:06 pm
Para
Hello Gill

Konservativ kallp

Vildane Zenelin e mbulon llumi (foto)

Vildane Zenelin e mbulon llumi (foto)

Po ndodh/Alarm për eksploziv, një pako e dyshimtë në Elbasan

Breshëri automatiku në Elbasan, plagoset miku i Florenc Capjes

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!
14 Maj, 2025

Drejtuesja politike e PS-së në Fier, Belinda Balluku, në një lidhje për emisionin 'Opinion', hodhi akuza ndaj kundërshtarit të saj,...

Lexo më shumë

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…
14 Maj, 2025

Njëjtë si kryedemokrati, edhe drejtuesja politike e PD-së për diasporën Jozefina Topalli pretendon se votat janë manipuluar masivisht në rang...

Lexo më shumë

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!
14 Maj, 2025

Drejtuesja politike e Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, Belinda Balluku, pati një lidhje live mbrëmjen e sotme me emisionin...

Lexo më shumë

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim
14 Maj, 2025

Nga Parku Olimpik, drejtuesja e PS-së në qarkun e Fierit, Belinda Balluku foli për rezultatet e deritanishme, duke shprehur mirënjohje...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com