Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Një nga vendet më horror që kam parë”, udhëtimi i Fevziut në Xhibuti: Policia më fshiu të gjitha videot

2024/03/18 at 6:58 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Një nga vendet më horror që kam parë”, udhëtimi i Fevziut në Xhibuti: Policia më fshiu të gjitha videot

Udhëtimi i fundit i Blendi Fevziut ishte drejt Afrikës, në një nga pikat më strategjike të globit.

Dy ditë në Xhibuti dhe një në Asmara, një udhëtim që ai e cilëson si “më të çuditshmin e jetës së tij”, pa mundësi komunikimi, pa internet dhe me shumë kufizime.

Në Asmara, shpjegon gazetari i ftuar në “Rudina” në Tv Klan, duhej treguar kujdes nëse vendosje të filmoje, por në Xhibuti problemi ishte edhe më i madh. Gjithçka niste me hyrjen disi të vështirë, sjelljen aspak mikpritëse ndaj gazetarëve dhe fshirjen e plotë të materialeve filmike.

“Me pak kujdes, nuk duhet të filmoje vendasit në pjesën më të madhe, nuk duhet të të flisnin vendasit në video, në Asmara flas, nuk duhet të filmoje vendet e këqija, kurse në Xhibuti pata problem çdo sekondë. Më fshinë pjesën më të madhe të videove, që në momentin e parë që mbërrita pata njëherë problem për të hyrë sepse në bazë të ligjit unë duhet të hyja pa vizë, në bazë të rregullave të Xhibutit vetë duhet ta merrja vizën në kufi.

Ata u bënë gati, pastaj befas më pyeti dhe unë bëra gabim, i thashë jam gazetar, më rrëshkiti dhe atë moment filluan të krijojnë probleme, më thanë “do kthehesh mbrapsht, nuk ke për të hyrë në Xhibuti”, telefonova një lidhjen time në Paris i cili mori ambasadorin e Xhibutit në Paris, pastaj ambasadori i Xhibutit ndërhyri”, tha Fevziu.

Sapo hyri në Xhibuti kërkesa e parë e Fevziut ishte një udhëtim i shkurtër drejt kufirit me Somalinë, ku nuk mungoi një tjetër ngjarje e çuditshme.

“Unë kur hyra gjeta një taksist te dera dhe i thashë më ço pak në kufi me Somalinë se pata shpresë që do hyja në fshatin e parë somalez që është nja 12 km nga kufiri. Aty shkova, takova shefin e policisë dhe i thashë më kalo deri në anën tjetër të kufirit, te ai fshati, bëj një bisedë. Ai bëri një tentativë të vetën në fakt, nuk e lanë ushtarët somalezë sepse Somalia e mbronte në fakt me ushtri, jo me polici kufirin dhe tha “s’kam çfarë të të bëj, do të të kaloj kufirin somalez” sepse kufiri ishte mes dy postave të kufirit, “do të të kaloj aty sa të bësh një fotografi me tabelën e Somalisë”.

I thashë ma bëj një video, atij, shefit të policisë sepse taksisti im s’lejohej  të hynte brenda, ta kalonte postën e kufirit. Bëra një video, e ktheva 2-3 herë se ai nuk filmonte mirë, mbarova, bëra ca fotografi të miat, i dhashë dorën, pastaj sa bëra nja 5 km, erdhën nja dy makina të xhandarmërisë, “kthehu mbrapa”, tha, “ke filmuar kufirin”. I thashë po shefi i policisë ma bëri videon vetë. U kthyen, filluan investigimin “nga je”, pastaj më panë kartën e gazetarit, në fund fare kur e morën vesh që kisha hyrë me ndërhyrjen e ambasadorit të Xhibutit, s’kishin ç’bënin, më kthyen në hotel.

“Xhibuti është një nga vendet më horror që kam parë”, e përmbyll Fevziu rrëfimin e tij duke shtuar se nuk është një prej vendeve ku do kthehej për herë të dytë.

Ju sugjerojmë

Zbulimi i rrënojave antike, Rama: Transformim spektakolar për Durrësin
Aktualitet

Zbulimi i rrënojave antike, Rama: Transformim spektakolar për Durrësin

9 Qershor, 2025 11:27 am
Manja në Vlorë: Shqipëria, në rrugën e drejtësisë europiane dhe globale
Aktualitet

Manja në Vlorë: Shqipëria, në rrugën e drejtësisë europiane dhe globale

9 Qershor, 2025 11:26 am
Urdhi i Psikologut/ Zgjedhjet miratuan një presidente të re, Treska nuk lë detyrën
Aktualitet

Urdhi i Psikologut/ Zgjedhjet miratuan një presidente të re, Treska nuk lë detyrën

9 Qershor, 2025 11:11 am
Ajola Xoxa paraqitet në SPAK, në zbatim të masës së sigurisë
Aktualitet

Ajola Xoxa paraqitet në SPAK, në zbatim të masës së sigurisë

9 Qershor, 2025 11:09 am
U qëllua në kokë/Kandidati për president në Kolumbi në gjendje kritike për jetën
Bota

U qëllua në kokë/Kandidati për president në Kolumbi në gjendje kritike për jetën

9 Qershor, 2025 11:04 am
Vala e të nxehtit në Evropë, ekspertët paralajmërojnë për rrezikun
Aktualitet

E hëna, dita më e ngrohtë e javës me temperatura deri në 38 °c

9 Qershor, 2025 10:55 am
Rriten sulmet e inteligjencës ruse në Evropë, cilat janë qëllimet e Moskës?
Bota

Rriten sulmet e inteligjencës ruse në Evropë, cilat janë qëllimet e Moskës?

9 Qershor, 2025 10:45 am
“Kremi mbrojtës ka përbërës të rrezikshëm!” Si të mbrohemi nga dielli
Aktualitet

“Kremi mbrojtës ka përbërës të rrezikshëm!” Si të mbrohemi nga dielli

9 Qershor, 2025 10:44 am
Gjykata dënon me 55 vite burg vrasësit e biznesmenit Edmond Papa
Kronikë

Gjykata dënon me 55 vite burg vrasësit e biznesmenit Edmond Papa

9 Qershor, 2025 10:38 am
Begaj në Konferencën e Kryetarëve të Gjykatave të Larta të Evropës: Ky rol kërkon…
Aktualitet

Begaj në Konferencën e Kryetarëve të Gjykatave të Larta të Evropës: Ky rol kërkon…

9 Qershor, 2025 10:31 am
Para
Këshilli Evropian ratifikon marrëveshjen, 5 miliardë euro ndihmë për Ukrainën

Këshilli Evropian ratifikon marrëveshjen, 5 miliardë euro ndihmë për Ukrainën

Pa internet, pasaporta e karta krediti/ Udhëtimi i Blendi Fevziut në 1 nga 3 vendet më të izoluara të botës

Pa internet, pasaporta e karta krediti/ Udhëtimi i Blendi Fevziut në 1 nga 3 vendet më të izoluara të botës

Gjykata e Lartë zbardh vendimin për vulën e PD: Çështja do të rigjykohet nga Apeli me një trupë tjetër

Gjykata e Lartë zbardh vendimin për vulën e PD: Çështja do të rigjykohet nga Apeli me një trupë tjetër

TE FUNDIT

Zbulimi i rrënojave antike, Rama: Transformim spektakolar për Durrësin

Zbulimi i rrënojave antike, Rama: Transformim spektakolar për Durrësin
9 Qershor, 2025

‘Në Durrës, arkitekti i mirënjohur spanjoll Toni Girones po punon për riprojektimin e shkollës së re “Gjergj Kastrioti” pas zbulimit...

Lexo më shumë

Manja në Vlorë: Shqipëria, në rrugën e drejtësisë europiane dhe globale

Manja në Vlorë: Shqipëria, në rrugën e drejtësisë europiane dhe globale
9 Qershor, 2025

Gjatë Konferencës Ndërkombëtare të Kryetarëve të Gjykatave të Larta të vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore, ministri i Drejtësisë së...

Lexo më shumë

Urdhi i Psikologut/ Zgjedhjet miratuan një presidente të re, Treska nuk lë detyrën

Urdhi i Psikologut/ Zgjedhjet miratuan një presidente të re, Treska nuk lë detyrën
9 Qershor, 2025

Zgjedhjet e 5 qershorit për presidenten e re të Urdhrit të Psikologut, nxorrën si fituese Brunilda Labovitin. Pavarësisht këtij rezultati,...

Lexo më shumë

Ajola Xoxa paraqitet në SPAK, në zbatim të masës së sigurisë

Ajola Xoxa paraqitet në SPAK, në zbatim të masës së sigurisë
9 Qershor, 2025

Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj është paraqitur ditën e sotme në ambjentet e Prokurorisë së Posaçme....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com