Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Një muaj kryeministër, Albin Kurti publikon vendimet e Qeverisë

2020/03/04 at 10:48 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Albin Kurti do rishqyrtojë vendimin për heqjen e tarifës së mallrave serbe

Një muaj pasi mori postin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti ka publikuar sot të gjitha vendimet që ka marrë qeveria e tij gjatë kësaj kohe.


Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kurti ka renditur vendimet e marra, ndërsa ka paralajmëruar nisma të tjera në ditët në vijim.

Postimi i Kurtit në Facebook:

Sot u bë një muaj prej se zyrtarisht mora detyrën si Kryeministër i Republikës së Kosovës.

Qeveria jonë mori shumë vendime të mira e të rëndësishme. Ja disa prej tyre:-

U përgjysmuan pagat e kryeministrit, zëvendëskryeministrave, ministrave, zëvendësministrave dhe stafit të tyre, por jo edhe pagat në sistemin e drejtësisë dhe Gjykatën Kushtetuese.

– U shkarkuan shtatë koordinatorë nacionalë.- U emërua Komiteti për Partneritet Publiko-Privat, në përbërje të të cilit janë pesë ministra.

– U aprovua Nisma e Ministrisë së Financave dhe Transfereve për negocimin e “Marrëveshjes për eliminimin e tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal lidhur me tatimin në të hyra dhe kapital” në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Republikës së Finlandës, dhe gjithashtu me Mbretërinë e Holandës.

– U ndanë mjete financiare në shumë prej 29,809.10 euro për projektin e GIZ-it, fonde që janë dhënë prej tij për mbështetjen e refugjatëve nga Republika e Shqipërisë gjatë qëndrimit në parkun inovativ të Biznesit në Prizren, me rastin e tërmetit.

– U aprovua mbështetja financiare për shmangien e dëmeve nga fatkeqësia natyrore e stuhisë së fuqishme në komunën e Pejës dhe Istogut. Sipas raportit të komisionit, dëmet arrijnë shumën prej 433 mijë euro.

– U aprovua Rregullorja për Fushat e Përgjegjësisë Administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive.- U shkarkua Bordi i Drejtorëve i Ndërmarrjes Publike Qendrore “Telekomi i Kosovës” Sh.A.- Sekretarët e përgjithshëm nga ministritë e prekura, nga riorganizimi që zvogëloi numrin e ministrive, kaluan në listën tepricë sipas legjislacionit në fuqi për shërbimin civil.

– U shfuqizua vendimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës për pagat e ish-ministrave e ish-zëvendësministrave pasi ata përfundojnë mandatin.- U aprovua në parim Nisma për lidhjen e Marrëveshjes për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Çështjet Penale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Francës dhe u aprovua në parim Nisma për lidhjen e Marrëveshjes për Ekstradim ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Francës.

– U aprovua kërkesa e Ministrisë së Financave dhe Transfereve për ndarjen e mjeteve financiare në shumë prej 200 mijë euro si mbështetje financiare për Republikën e Shqipërisë, me qëllimin e ndihmës në riparimin e dëmeve nga tërmeti i datës 26 nëntor 2019.- U aprovua propozimi i Ministrisë së Financave dhe Transfereve për të kërkuar nga Presidenti i Republikës së Kosovës dhënien e autorizimit Ministrit të Financave dhe Transfereve për nënshkrimin e Marrëveshjes së Bashkëpunimit mes Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për pjesëmarrje në programin e BE-së “Customs 2020” dhe në programin tjetër të BE-së “Fiscalis 2020”.

– U shkarkua Bordi i Drejtorëve i Ndërmarrjes Publike Qendrore “Hekurudhat e Kosovës – Infrakos” Sh.A.- U shfuqizua Vendimi i Qeverisë i datës 11.09.2018, për aprovimin e koncept-dokumentit për ndryshimin e politikave fiskale dhe bujqësore për prodhimin e duhanit dhe cigareve në Kosovë.

– U ndanë mjete financiare në shumë prej 400 mijë euro për Ministrinë e Shëndetësisë për parandalimin e situatave të mundshme emergjente për shkak të epidemisë.

– U aprovua propozimi i Ministrisë së Drejtësisë për themelimin e Grupit të Ekspertëve të pavarur që do të dizajnojë parimet udhëheqëse, skenarët dhe elementet e reformës së Vettingut në sistemin e drejtësisë, dhe që përbëhet nga 10 profesionistë kryesisht nga lëmia përkatëse, nën kryesimin e Qerim Qerimit, anëtar i Komisionit të Venedikut dhe profesor universitar, Fakulteti Juridik, Universiteti i Prishtinës.

– U shkarkuan drejtorët e Bordit Mbikëqyrës të Ndërmarrjes Publike Qendrore “Trepça” Sh.A.Qeveria jonë, përkatësisht ministrat, e saj po bëjnë punë të palodhur dhe të madhe. Disa prej vendimeve që kanë marrë ata janë:- Shfuqizimi i vendimeve të emërimeve të 14 konsujve nëpër botë.- Anulimi i tenderit 110 milionësh i autostradës Prishtinë-Gjilan i shpallur pa miratim buxhetor.- Anulimi i ndërtimit të lagjes pranë liqenit të Badovcit.- Ministria e Integrimit Evropian do të kursejë 330 mijë euro çdo vit pasi që është zhvendosur në objektin e Qeverisë së Kosovës dhe kështu nuk do të paguaj qira dhe shpenzime komunale.

– U nënshkrua marrëveshja me Bankën Botërore për të mbështetur Kosovën me një grant prej 2,785,000 dollarë, i cili u dedikohet komunave për zhvillimin e aftësive të rinisë.- U anuluan tri vendime të ish ministres së Integrimit Evropian, duke kursyer kështu rreth 400 mijë euro. Vazhdojmë…/ Opinion.al



Ju sugjerojmë

Pse BE-ja ende po blen plehra ruse?
Bota

Pse BE-ja ende po blen plehra ruse?

8 Qershor, 2025 9:16 am
Si ndikojnë miliarderët francezë në politikë?
Bota

Si ndikojnë miliarderët francezë në politikë?

8 Qershor, 2025 9:02 am
Sfida me Serbinë, Duka: I kishim të gjitha shanset për të fituar!
Kryesore

Sfida me Serbinë, Duka: I kishim të gjitha shanset për të fituar!

8 Qershor, 2025 8:50 am
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Aktualitet

Tiranë/ Konflikt për motive të dobëta, plagoset me armë zjarri 31 vjeçari

8 Qershor, 2025 8:44 am
Rikthehet i nxehti afrikan, temperaturat do të shkojnë deri 43 gradë Celcius
Aktualitet

E Diela për plazh/ Temperaturat deri në 38 gradë, ja moti për sot

8 Qershor, 2025 8:38 am
Horoskopi, 1 shtator 2023
Aktualitet

Horoskopi për sot, 8 Qershor 2025

8 Qershor, 2025 8:18 am
Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Para
U shtynë për shkak të koronavirusit, kur do të luhen ndeshjet e Seria A

U shtynë për shkak të koronavirusit, kur do të luhen ndeshjet e Seria A

Koronavirus/Pacientja rrëfen nga spitali: Të dhemb trupi, temperatura djeg

Koronavirus/Pacientja rrëfen nga spitali: Të dhemb trupi, temperatura djeg

Rama:Është mbyllur teksti i Projekt-Vendimit për ndërtimin e 3400 shtëpive

Rama:Është mbyllur teksti i Projekt-Vendimit për ndërtimin e 3400 shtëpive
















TE FUNDIT

Pse BE-ja ende po blen plehra ruse?

Pse BE-ja ende po blen plehra ruse?
8 Qershor, 2025

Mes fokusit intensiv në përpjekjet e Bashkimit Evropian për të ulur importet e gazit dhe naftës ruse gjatë viteve të...

Lexo më shumë

Si ndikojnë miliarderët francezë në politikë?

Si ndikojnë miliarderët francezë në politikë?
8 Qershor, 2025

Seanca dëgjimore e miliarderit francez Pierre Édouard Stérin pritej me padurim. Pritej që ajo të zbulonte detaje të “një ekosistemi...

Lexo më shumë

Sfida me Serbinë, Duka: I kishim të gjitha shanset për të fituar!

Sfida me Serbinë, Duka: I kishim të gjitha shanset për të fituar!
8 Qershor, 2025

 “Një ndeshje e bukur, që mund ta kishim fituar!”- ky është reagimi i parë i Presidentit të Federatës Shqiptare të...

Lexo më shumë

Tiranë/ Konflikt për motive të dobëta, plagoset me armë zjarri 31 vjeçari

Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
8 Qershor, 2025

Plagosje me armë zjarri në Tiranë, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta. Ngjarja ka ndodhur në zonën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com