Një vit më parë këngëtari Stine u bë baba i një vajzë, fryt i dashurisë së tij me partneren Graciela Pashaj. Tashmë Estia siç e ka pagëzuar edhe çifti ka festuar 1 vjetorin, dhe të gjithë e kanë më të lehtë të dallojnë se me cilin nga dy prindërit ngjason më tepër vajza.
Duket se vogëlushja i “ka këputur kokën” babait të saj Nestit, dhe këtë gjë këngëtari e ka publikuar në Instagramin e tij, duke e krahasuar me veten në moshën 1 vjeçare.
“Gjeni ndryshimin”-shkruan ai bashkangjitur fotos, dhe duket se ndryshim nuk ka shumë.