Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Një histori edhe për ne!

2016/03/21 at 2:07 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 3 min
A A
Një histori edhe për ne!

Nga Blendi Fevziu –


“Deri në 14.00 të drekës rrinim në diell dhe prisnim të vinin amerikanët! Mbërthenim e zbërthenim kallashnikovët, vajisnim armët dhe bëheshim gati më sytë nga qielli të dallonim desantët që donin të pushtonin Shqipërinë socialiste. Po Amerikanët nuk vinin. As e kishin në mend fare. Mbasdite dilnim në xhiro dhe luteshim kush kishte mundësi të na jepte ndonjë kasetë me muzikë amerikane që ta dëgjonim fshehtas”. Ky postim i një shoku të vjetër të gjimnazit për ditët e Zborit (shërbim ushtarak që bënin në vitet e komunizmit nxënësit e shkollave të mesme e të larta) m’u kujtua dje, ndërsa shihja një foto të mrekullueshme në të cilën disa kubanezë me kokën lart në qiell ndiqnin avionin Air Force One që ulte në aeroportin e Havanës Presidentin Obama.

Obama vizitoi Havanën në një atmosferë shumë të ngjashme me atë të Shqipërisë së viteve të komunizmit. 25 vjet pas rrëzimit të kësaj ideologjie dhe konfirmimit të saj si një dështim total, që prodhoi mungesë lirie, represion dhe uri, Kuba dhe Korea e Veriut kanë mbetur të vetmet fosile të një kohe tashmë të largët. Janë të vetmet produkte të luftës së ftohtë që jetojnë ende në atë kohë dhe fare jashtë sfidave të reja me të cilat përballet bota. Për 57 vjet, që nga revolucioni i vitit 1959, Kuba ka qenë një armike e hapur e SHBA. Ajo ka prodhuar aq shumë propagandë kundër Amerikës dhe ka ngritur gjithë filozofinë e ekzistencës së saj politike mbi bazën e përballjes me të. Ashtu si Shqipëria e Enver Hoxhës, Kuba ka jetuar me idenë e sulmit amerikan dhe është përgatitur gjatë për të. E gjithë propoganda, gjithë investimet, gjithë filozofia e shoqërisë ishte si të mbrohej nga SHBA. Në muzeun e revolucionit, një lloj modeli i ngjashëm me muzetë tona të dikurshme, gjithçka i thurte lavde rrezistencës ndaj amerikës. Kubanët ishin shtyrë të besonin se çdo e keqe vinte nga Amerika.

Ndërkohë, tej propagandës komuniste, thuajse 1 milion kubanë jetonin në bregun përballë në shtetin e Floridës. Pothuajse çdo familje kubane kishte një të afërm në SHBA. Në Havana, asnjë prej njerëzve që kam takuar nuk fliste keq për Amerikën. Njerëzit e dinin tanimë se propaganda nuk kishte vlerë dhe parrullat e shkruajtura në mure që tregonin se sa frikë Jankitë kishin Kuban nuk entusiazmonin më askënd.

Dje, mbërritja e Obamës ka hedhur poshtë thuajse 6 dekada propagandë. Ashtu siç ndodhi me vizitën e Sekretarit Amerikan të Shtetit Bejker në Tiranë në Qershor 1991 (edhe pse në rrethana të ndryshme pasi partia shtet është ende në fuqi në Kubë), popullsia e Havanës ka qenë tejet mikpritëse dhe entuziaste. Ndër shumë gjëra të tjera, vizita dje, ka dëshmuar se propaganda false dhe e pavërtetë nuk është kurrë rezultative; se tentativa për të injektuar diçka që nuk ekziston, mund të ketë sukses përkohësisht, por në finale është e dështuar dhe e turpshme.

Në fakt, dje kanë folur të gjithë për Amerikën dhe Obamën, por në asnjë shkrim nuk përmendej dhe ishte harruar Fidel Kastro. Edhe pse ende gjallë, atij i kishte vdekur dje gjithë filozofia politike. Filozofia që mbajti të mbyllur, peng dhe në uri, një popull të tërë.

Blendi Fevziu



Ju sugjerojmë

VIDEO/Pamje të rralla, balena shfaqet duke lundruar pranë Karaburunit
Aktualitet

VIDEO/Pamje të rralla, balena shfaqet duke lundruar pranë Karaburunit

15 Qershor, 2025 2:37 pm
Kryente manovra të rrezikshme në zonën e plazhit, bllokohet automjeti në Velipojë
Aktualitet

Kryente manovra të rrezikshme në zonën e plazhit, bllokohet automjeti në Velipojë

15 Qershor, 2025 2:14 pm
New York Times: Dasma “mbretërore” e Alex Soros,mbajti fjalim edhe Kryeministri Rama
Bota

New York Times: Dasma “mbretërore” e Alex Soros,mbajti fjalim edhe Kryeministri Rama

15 Qershor, 2025 1:52 pm
Auto-Skicë
Bota

Qiproja thotë se Irani i ka kërkuar t’ia përcjellë Izraelit “disa mesazhe”

15 Qershor, 2025 1:37 pm
Ministeriali i Evropës Juglindore/Ja rrugët që do bllokohen në Tiranë ditën e hënë
Aktualitet

Ministeriali i Evropës Juglindore/Ja rrugët që do bllokohen në Tiranë ditën e hënë

15 Qershor, 2025 1:20 pm
Lirohen hapësirat publike në plazhin e Velipojës
Aktualitet

Lirohen hapësirat publike në plazhin e Velipojës

15 Qershor, 2025 12:59 pm
Sherr me thika mes adoleshentëve në Sarandë, plagoset një 17-vjeçar
Aktualitet

U rrëzua nga biçikleta, humb jetën 60-vjeçari në Tiranë

15 Qershor, 2025 12:36 pm
Të bësh triko leshi në mes të vapës përvëluese
Kryesore

Të bësh triko leshi në mes të vapës përvëluese

15 Qershor, 2025 12:26 pm
SHBA në mbështetje të Forcave Ajrore Shqiptare në trajnimet për fikjen e zjarreve
Aktualitet

SHBA në mbështetje të Forcave Ajrore Shqiptare në trajnimet për fikjen e zjarreve

15 Qershor, 2025 12:07 pm
87-vjetori i Rexhep Qoses, Begaj: Një pasuri kombëtare e mendimit
Aktualitet

Axhenda/Nesër samiti i SEECP, Begaj pret kryetarët e shteteve anëtare në Tiranë

15 Qershor, 2025 11:50 am
Para
Selena Gomez dhe Justin Bieber, përsëri bashkë

Selena Gomez dhe Justin Bieber, përsëri bashkë

4 ushtrimet për gjoks të bukur

4 ushtrimet për gjoks të bukur

Itali/ U futën për ti vjedhur makinën, pronari i shtëpisë vret shqiptarin

Itali/ U futën për ti vjedhur makinën, pronari i shtëpisë vret shqiptarin

Please login to join discussion















TE FUNDIT

VIDEO/Pamje të rralla, balena shfaqet duke lundruar pranë Karaburunit

VIDEO/Pamje të rralla, balena shfaqet duke lundruar pranë Karaburunit
15 Qershor, 2025

Një ngjarje e rrallë natyrore ka ndodhur gjatë kësaj jave në ujërat e detit Jon, pranë gadishullit të Karaburunit. Në...

Lexo më shumë

Kryente manovra të rrezikshme në zonën e plazhit, bllokohet automjeti në Velipojë

Kryente manovra të rrezikshme në zonën e plazhit, bllokohet automjeti në Velipojë
15 Qershor, 2025

Policia ka ndaluar një automjet që kryente manovra të rrezikshme në zonën e rërës në plazhin e Velipojës, pasi rrezikonte...

Lexo më shumë

New York Times: Dasma “mbretërore” e Alex Soros,mbajti fjalim edhe Kryeministri Rama

New York Times: Dasma “mbretërore” e Alex Soros,mbajti fjalim edhe Kryeministri Rama
15 Qershor, 2025

Djali i miliarderit George Soros, Alex Soros, është martuar me Huma Abedin në një ceremoni madhështore ku morën pjesë emrat...

Lexo më shumë

Qiproja thotë se Irani i ka kërkuar t’ia përcjellë Izraelit “disa mesazhe”

Auto-Skicë
15 Qershor, 2025

Irani i ka kërkuar Qipros t’i përcjellë "disa mesazhe" për Izraelin, tha të dielën presidenti qipriot, Nikos Christodoulides. Christodoulides theksoi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com