Ata janë një nga çiftet më të komentuar të showbizit, të cilët kanë qenë shpesh në qendër të vëmendjes si për karrierën e tyre gjithashtu edhe për jetën personale.
Kohët e fundit çifti i këngëtarëve Beyonce dhe Jay-Z janë fotografuar duke ndjekur një ndeshje “NBA”.
Por duket se ajo çfarë ka tërhequr më shumë vëmendjen ka qenë një vajzë e cila është përpjekur të flasë me Jay-Z duke injoruar praninë e Beyonces.
Reagimet e divës së muzikës janë kthyer menjëherë në meme në rrjetin e ‘Twitter’, ku fansat kanë zgjedhur të shkruajnë përshkrime nga më të ndryshmet. Nuk është hera e parë që çifti i njohur ka hasur të tilla situata të sikletshme./Opinion.al/