Një grua ka tentuar ti vërë flakën vetes në shenje proteste përpara Gjykatës së Gjirokastrës. Fatmirësisht ajo ka shpëtuar pasi roja e gjykatës ka ndërhyrë në kohë duke e ndaluar të vetëvritet.
Sadie Hysa nga fshati Dukat i Tepelenës tha se “familjes sime i kanë bërë padrejtësi: Më kanë djegur shtëpinë, më kanë marrë dokumentat! I jam drejtuar disa herë policisë dhe gjykatës e nuk kam zgjidhje”.