Një grua dyshohet të jetë djegur nga bashkëshorti i saj në fshatin Tresh të Lezhës. Ajo quhet Bardhe Perndoj dhe është 45 vjeçe. Burime paraprake për ABC News thonë se gruaja ka shkuar në spitalin e Lezhës me plagë të rënda në trup. Sipas mjekëve, e plagosura ndodhet në gjendje kritike për jetën ndaj është transportuar në spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë. Nga ana tjetër bashkëfshatarët kanë thënë se gruaja ka probleme te shendetit mendor dhe i ka vene flaken vetes me benzine. Pritet qe policia te zbardhe ngjarjen.