Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Një gabim sjell dhimbje që s’harrohet kurrë”, lule e qirinj në vendin ku u shuan burrë e grua në Lezhë 

2025/02/16 at 10:19 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Një gabim sjell dhimbje që s’harrohet kurrë”, lule e qirinj në vendin ku u shuan burrë e grua në Lezhë 

Familjarët e 33-vjeçarit Paulin Zefi, i cili humbi jetën si pasojë e një aksidenti tragjik bashkë me bashkëshorten, Zhkalina Hysi, janë rikthyer sot në vendin e ngjarjes. Ata kanë apeluar ndaj autoriteteve përkatëse marrjen e masave për këtë aks rrugor sepse është bërë shpesh shkak aksidentesh. 

Mes dhimbjes së madhe dhe lotëve në sy, ata vendosën lule dhe ndezin qirinj në nderim të viktimave, Paulinit e gruas së tij, Zhaklinës. 

Xhaxhi i Paulinit, i tronditur nga humbja e të afërmve, thotë se ky aks duhet të ketë të tjera standarde pasi, përgjatë viteve të fundit janë shënuar një numër i lartë aksidentesh me pasoja fatale. 

“Para dy ditësh kemi pësuar një humbje të madhe, kemi humbur nipin tonë Paulinin, bashkë me bashkëshorten. Gjej rastin të përshëndes të gjithë ata që kanë marrë pjesë në hidhërimin tonë, duke na ngushëlluar me mesazhe, duke na qëndruar pranë. Siç e shihni dhe ju, dhe në bazë të pamjeve që kam parë herë të tjera kam vënë re që kjo është një rrugë që i duhet kushtuar e gjithë vëmendja sepse shumicën e aksidenteve që kanë ndodhur në këtë segment rrugor shumica e aksidenteve ka qenë me pasoja të mëdha. Duhet të venë një dorë të paktën sepse po shkojnë edhe drejt fluksit veror, është e pashmangshme që një veprim i gabuar i drejtuesit të mjetit të mos sjellë pasojën e rëndë. Lus Zotin dhe iu kërkoj drejtuesve të mjeteve që të respektojnë normat e Kodit Rrugor se një veprim i gabuar prej tyre do të sjellë një pasojë të pashmangshme për ta, për familjen e tyre, por edhe një dhimbje që kurrë në botë nuk ka për t’u harruar. Ne sot që po flas jemi kthyer nga varrimi i dytë i nuses së Paulinit. Është policia ajo që ndan veprimet”, tha Sokol Zefi. 

Banorët e zonës thonë se kjo rrugë nuk i plotëson standardet e duhura, ndërsa shpeshherë janë bërë edhe dëshmitarë të aksidenteve tragjike siç ishte ai që humbën jetën dy të rinj. 

“Këtu është rruga shumë e keqe. Ka zënë makina 5 vetë në lagjen tonë. Kemi bërë kërkesa, por nuk i kanë miratuar. Është shumë e rrezikshme edhe për ne. Makinat ecin me 150 edhe 180 në orë. Policë nuk ka këtu. Policët janë te ura, janë nën hije. Nuk dua të gjykoj kërrkënd, këtu nuk ka shtet o bab. Këtu shteti ka qenë i mbaruar, është i mbaruar. Duhet të jetë me standarde të tjera normal. Këtu është rruga drejt ecën me 180 kilometra në orë, shkon në atë kthesën edhe hyn në parcelën e huaj. Merr tjetrin para, prandaj që këtu nuk e di, të verë dorë shteti, ose të mbyllemi brenda mos të dalim hiç fare. Ose edhe kur të dalim jashtë, t’i japim shpisë dorën, që o kthehemi ose nuk kthehemi”, tha banori. 

Ngjarja tragjike ndodhi pasditen e 12 Shkurtit, kur dy të rinjtë po udhëtonin me mjetin tip “Audi”. Ata u përplasen me një kamion në aksin Lezhë-Shëngjin. Paulin Zefi, ndërroi jetë menjëherë pas aksidentit, ndërsa pasagjerja, Zhaklina Hysa u transportua në gjendje të rëndë te Spitali i Traumës në Tiranë ku dhe ndërroj jetë disa orë më pas, duke çuar në dy numrin e viktimave./tvklan.al 

Ju sugjerojmë

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”
Kryesore

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:02 pm
“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 6:37 pm
Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles
Kryesore

Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles

7 Qershor, 2025 6:22 pm
Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë
Kryesore

Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë

7 Qershor, 2025 6:18 pm
The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…
Kryesore

The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…

7 Qershor, 2025 5:55 pm
Bovilla, e panjohur për potencialin arkeologjik
Aktualitet

Bovilla, e panjohur për potencialin arkeologjik

7 Qershor, 2025 5:24 pm
Zgjedhjet në dy komuna të vogla të Serbisë, test për pushtetin e Vuçiç
Rajoni

Zgjedhjet në dy komuna të vogla të Serbisë, test për pushtetin e Vuçiç

7 Qershor, 2025 5:10 pm
Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin
Kryesore

Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin

7 Qershor, 2025 4:54 pm
Para
Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 

Emrat/ Kryenin vjedhje në Tiranë dhe Durrës, goditet grupi, arrestohen 4 persona 

Vritet imami i parë i shpallur gay në botë! Muhsin Hendricks u qëllua për vdekje nga persona të maskuar 

Vritet imami i parë i shpallur gay në botë! Muhsin Hendricks u qëllua për vdekje nga persona të maskuar 

Trump do dërgojë ekipin në Arabinë Saudite për bisedimet Ukrainë-Rusi, çfarë pritet të ndodhë? 

Trump do dërgojë ekipin në Arabinë Saudite për bisedimet Ukrainë-Rusi, çfarë pritet të ndodhë? 

TE FUNDIT

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Pas Serbisë, edhe Kombëtarja shqiptare ka mbërritur në stadiumin “Air Albania”, aty ku do të luhet përballja mes dy ekipeve....

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
7 Qershor, 2025

Shqipëria do të përballet sot ndaj Serbisë në orën 20:45, një ndeshje e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026. Përveç...

Lexo më shumë

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Kombëtarja e Serbisë është nisur drejt stadiumit “Air Albania”, aty ku prej orës 20:45, do të luhet ndeshja ndaj Shqipërisë....

Lexo më shumë

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Ditën e sotme do të zhvillohet ndeshja e shumëpritur Shqipëri-Serbi në stadiumin “Air Albania”, në orën 20:45. Shumë prej tifozëve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com