Ishte 2003-shi, koha kur pasi u shpall fituese e një talent-show muzikor në Maqedoni, Altuna Sejdiu, publikoi këngën, “Piroman”.
Me valën e fushatës së saj të promovimit si artiste aso kohe, Tuna erdhi në Tiranë ku ndër daljet e para televizive, u prezantua në një emision të Shijak Tv.
Foto e publikuar nga moderatori i programit muzikor të dikurshëm, tregon Tunën pa lidhje me portretin e ëmbël e sensualitetin që e karakterizon sot, të cilin vetë këngëtarja e përkufizon me vargun: “zogu më i mirë prej krejtve”.