Të gjithë e dimë tashmë që Kim Kardashian po pret të bëhet nënë për herë të tretë nga një mama surrogate. Por mesa duket gjërat kanë ndryshuar pasi thashethemet e fundit tregojnë se Kim do të bëhet nënë e binjakëve. Fillimisht lajmi qarkulloi për shkak të barkut tejet të madh të mamasë që po i mban.
Ajo është në muajin e 6, por të gjithë janë habitur prej këtij fakti. Një tjetër dyshim lindi kur Kim shkruajti një status në Tëitter ky u kërkonte ndjekësve t’i rekomandonin karroca dopio për bebe. Pasi të gjithë filluan të hidhnin hipotezat që Kim ishte në pritje të binjakëve, ajo fshiu statusin.
Në 2015 Kim i ka thënë Ellen DeGeneres se një fallxhore i ka thënë që në 2018 ajo do të bëhet me binjakë. A do dalë parashikimi i fallxhores? Koha do e tregojë më qartë.