Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Një domethënie historike dhe simbolike e sulmeve të Stambollit

2016/01/12 at 5:44 PM
në -Jetë dhe Stil, Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Një domethënie historike dhe simbolike e sulmeve të Stambollit

Terroristët kanë goditur atje ku mund të shkaktonin më shumë të vdekur, aq më mirë të huaj, aq më mirë turistë. Dhe kështu goditën në Sheshin Sulltanahmet, disa hapa larg nga Xhamia Blu, nga Shën Sofia, nga Topkapi, nga Çisterna ku Den Brauni vendos ngjarjet e skenës përfundimtare të librit të tij “Ferri”, dhe ku ekspozohen vepra dhe instalacione të Bienales së Stambollit.

Ky shesh i madh, pothuajse një version i zgjeruar i Sheshit Navona, ka një domethënie historike dhe simbolike. Sepse ngrihet në zonën e hipodromit të Kostandinopojës, një prej vendeve ku ka kaluar historia e njerëzimit.

Këtu, një ditë të vitit 532, shpërtheu revolta e Nika (“Fito!” në greqisht) kundër perandorit Justinian dhe bashkëshortes së tij, Teodora, bijë e rojes së arinjve në hipodrom dhe kërcimtare.

Dy grupet e kundërvënë, Të kaltërit (“të mjerët”, partia popullore, mbështetës tradicionalë të perandorisë) dhe Të gjelbërit (“kontribuesit”, partia borgjeze), për një herë të vetme bënë koalicion kundër Justinianit, të cilit iu desh të largohet nga frika prej zemërimit të rebelëve.

Luftimet u zhvilluan në hipodrom, dhe u shtrinë në rrugët e qytetit; perandori përgatiti arratinë duke hipur thesarin në një anije, Teodora refuzoi të lërë regjinë; gjenerali Narsete dërgoi ushtrinë, më pas erdhën armatat e Belisarit që e shtypën revoltën. 35 mijë ishte numri i të vdekurve. Dita kur nisi gjithçka ishte 11 janari. Ajo e përplasjeve më të tmerrshme, 12 janari.

Natyrisht, terrori i sotëm nuk merret shumë me përkimet hsitorike. Por nuk godet rastësisht. Godet në kryqëzimin e kontinenteve dhe të historisë, si Kostandinopoja, Bizanti, Stambolli: qyteti ku po ndërtohet qeroporti më i madh në botë. Një kryqëzim kulturash, fesh, qytetërimesh, që ish kryebashkiaku i metropolit,

Erdogan, prej vitit 2002 padron i vendit, e qeveris me grusht të hekurt, me po atë grusht që shtypi edhe revoltën e ambientalistëve në sheshin Taksim.

Pasi ka goditur në kryeqytet, Ankara, terrorizmi tani përgjak qytetin më të hapur dhe kozmopolit të Turqisë. Kur ishte kryebashkiak i Stambollit dhe kur Turqia ishte ende me të vërtetë një shtet laik, Erdogani përfundoi në burg pasi kishte recituar publikisht një poezi të frymëzuar nga profili i xhamive që shihen në Sheshin Sulltanahmet: “Kupolat janë helmetat tona / minaretë janë bajonetat tona / besimtarët janë ushtarët tanë…”.

Nuk mund ta kishte imagjinuar, Erdogani, se ai imazh poetik por i dhunshëm, shumë vite më vonë do të kishte një përkthim të urryer dhe dramatik. Corriere della Sera – Bota.al

Ju sugjerojmë

Kryetarja e Kushtetueses:Një gjykatë që nuk guxon, është thjesht dekor institucional
Aktualitet

Kryetarja e Kushtetueses:Një gjykatë që nuk guxon, është thjesht dekor institucional

20 Tetor, 2025 2:55 pm
Fatos Nano në gjendje shumë të rëndë, spitali del me njoftim zyrtar
Aktualitet

Fatos Nano në gjendje shumë të rëndë, spitali del me njoftim zyrtar

20 Tetor, 2025 2:52 pm
Rama: Në fillim të 2026-ës gati, mjeti i Identifikimit Digjital
Kryesore

Rama: Në fillim të 2026-ës gati, mjeti i Identifikimit Digjital

20 Tetor, 2025 1:20 pm
Ish-kryeministri Fatos Nano në gjendje të rëndë shëndetësore
Aktualitet

Ish-kryeministri Fatos Nano në gjendje të rëndë shëndetësore

20 Tetor, 2025 12:51 pm
Helmohen disa banorë në Bulqizë
Kronikë

Pogradec, shpërthen granata, plagoset 49-vjeçari

20 Tetor, 2025 12:24 pm
PS kërkoi përjashtimin e Bardhit me 30 ditë, të hënën mblidhet Komisioni i Etikës
Kryesore

Gazment Bardhi përjashtohet me 15 ditë nga punimet e Kuvendit

20 Tetor, 2025 12:21 pm
Nënë e bir humbën jetë nga zjarri,shefi i zjarrfikësve:Nuk e kemi përcaktuar shkakun
Aktualitet

Nënë e bir humbën jetë nga zjarri,shefi i zjarrfikësve:Nuk e kemi përcaktuar shkakun

20 Tetor, 2025 11:37 am
Mesazhi që Berisha “firmos” në SPAK: Dumani, avokati i Mcgonigal
Aktualitet

Mesazhi që Berisha “firmos” në SPAK: Dumani, avokati i Mcgonigal

20 Tetor, 2025 11:19 am
Trump paralajmëron Zelenskyn: Hiq dorë nga Donbasi ose Putini do t’ju ​​shkatërrojë
Bota

Trump paralajmëron Zelenskyn: Hiq dorë nga Donbasi ose Putini do t’ju ​​shkatërrojë

20 Tetor, 2025 10:08 am
Biseda Trump-Putin, Ukraina konsideron një takim të nivelit të lartë
Bota

“Putin, më i fortë se Hamasi”, Zelensky: SHBA të ushtrojë më shumë presion

20 Tetor, 2025 9:34 am
Para
Eksperti i reformës në drejtësi, Kristaq Traja nën akuzë për mashtrim

Eksperti i reformës në drejtësi, Kristaq Traja nën akuzë për mashtrim

E frikshme/ Kutitë e picave shkaktojnë ndryshim seksi?!

E frikshme/ Kutitë e picave shkaktojnë ndryshim seksi?!

Fotolajm/ Një përshëndetje e veçantë për fotografin

Fotolajm/ Një përshëndetje e veçantë për fotografin

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Kryetarja e Kushtetueses:Një gjykatë që nuk guxon, është thjesht dekor institucional

Kryetarja e Kushtetueses:Një gjykatë që nuk guxon, është thjesht dekor institucional
20 Tetor, 2025

Në fjalën e saj përpara përfaqësuesve të Kuvendit, Qeverisë, Këshillit të Evropës dhe Komisionit të Venecias, gjatë aktivitetit me temë...

Lexo më shumë

Fatos Nano në gjendje shumë të rëndë, spitali del me njoftim zyrtar

Fatos Nano në gjendje shumë të rëndë, spitali del me njoftim zyrtar
20 Tetor, 2025

Ish-kryeministri Fatos Nano ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në një spital privat në kryeqytet. Në një njoftim zyrtar, spitali njofton se...

Lexo më shumë

Rama: Në fillim të 2026-ës gati, mjeti i Identifikimit Digjital

Rama: Në fillim të 2026-ës gati, mjeti i Identifikimit Digjital
20 Tetor, 2025

Nga fillimi i vitit 2026 do të jetë gati për qytetarët mjeti i Identifikimit Digjital. Lajmin e dha kryeministri Edi...

Lexo më shumë

Ish-kryeministri Fatos Nano në gjendje të rëndë shëndetësore

Ish-kryeministri Fatos Nano në gjendje të rëndë shëndetësore
20 Tetor, 2025

Prej 12 ditësh, ish-kryeministri Fatos Nano ndodhet i shtruar në një spital privat në Tiranë për shkak të problemeve shëndetësore. Mësohet se...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com