“Udha” quhet dokumentari i realizuar nga fondacioni Lorik Cana “Një gjak, një gjuhë, një besë”, i cili është një udhëtim në mes të arbëreshëve të Italisë. I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Cana ka rrëfyer rrugëtimin e tij, raportin me arbëreshët dhe mënyrën si vjen ky dokumentar.
Lorik Cana: Kam dashur që t’i jap dritë arbëreshëve për historinë e jashtëzakonshme që kemi për të ndezur këtë dritë, meritojnë vëmendje të jashtëzakonshme. Kanë qenë moment kyç në historinë tonë. Doja të bëj një rrugëtim nëpërmjet meje, njerëzit t’i zbulojnë nëpërmjet nesh në mënyrë spontane. Këtë e kemi bërë në 3-4 udhëtime. Misioni, për të promovuar kulturën dhe për të ndezur dritë për arbëreshët dhe e dyta, arsyeja është edhe një mesazh që kam për të ja kaluar njerëzve tanë. Kemi një emigracion të madh dhe nëse mund të frymëzohemi ne nga këta. Kemi përdorur arbërishten dhe shqipen moderne, asnjëherë italishten.
Blendi Fevziu: Pasi mbarove vizitat, çfarë ndjeve?
Lorik Cana: Mësova historinë, mësova vështirësinë, krijova rrjet miqsh.
Lorik Cana thotë se nesër në kinema do të shfaqet një trailer i gjatë, material për rreth 40 minutash ku do të përmblidhen 5 seritë e dokumentarit që do të dalin në fillim të vitit tjetër në televizion.