Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është parë këtë të premte në ambientet e selisë së Partisë Demokratike.
Sipas informacioneve, ai do të zhvillojë një takim me kryedemokratin Sali Berisha.
Ky takim vjen pas tensioneve të ditës së djeshme në Kuvend, ku opozita mblodhi karriget e deputetëve socialistë pranë foltores së Kuvendit dhe hodhi flakadanë në sallën ku zhvillohen seancat plenare.