Ka dështuar seanca konstituive për Kuvendin e Kosovës që u mbajt këtë të Premte.
Deputetët u mblodhën sot në seancën e 52 konstituive, një ditë para skadimit të afatit 30-ditor të vendosur nga Gjykata Kushtetuese javë më parë.
Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari ftoi sërish partitë e ish-opozitës për të propozuar kandidatë për formimin e komisionit të votimit të fshehtë për kryeparlamentar.
PDK, LDK dhe AAK sërish nuk patën propozim për kandidatë për komision, ndërsa votimi i këtij komisioni nuk kaloi. Komisioni mori 54 vota pro, ndërsa PDK, AAK dhe LDK nuk morën pjesë në këtë votim.
Seanca e radhës është caktuar të mbahet ditën e nesërme, 26 korrik, në orën 14:00.