Një ditë para protestës së thirrur nga opozita, kreu i PD, Sali Berisha ka bërë një paralajmërim për policinë.
Në konferencën e përjavshme për mediat, Berisha i kërkoi policisë të mbajë qëndrim korrekt ndërsa theksoi se çdo protestues i lënduar do konsiderohet i persekutuar politik dhe sipas tij persekutori do të përgjigjet edhe pas 30 vitesh.
“Paralajmëron policinë që të mbajë qëndrimin korret. Çdo protestues i lënduar do konsiderohet i persekutuar politik. Persekutori do përgjigjet dhe pas 30 vitesh. Dhe ndaj paralajmëroj policinë, punonjësit e SHIK. Madje të mos futen fare në turmë se në Shik po ndodh…ai po shkatërron institucionet. Ky këshilltari i Ramës që shkon aty po shpërbën institucionin.”, tha Berisha.