Një person ka kërcënuar me vetëvrasje për shkak se është nxjerrë nga banesa që siç pretendon ai është vendim i padrejtë.
Qazim Bruka ka hipur në një oxhak me lartësi të konsiderueshme në zonën e Laprakës, pranë spitalit të Traumës dhe kërcënon se do të hidhet nga lartësia.
Qazim Bruka është me precedentë të mëparshëm për dhunë në familje. Ai është dënuar më parë me 2 vjet burg për dhunë në familje.
Informacionet e para thonë se Bruka është babai i katër fëmijëve dhe ështe me origjinë nga Kukësi. /Opinion.al