Trupi i pajetë dhe i dekompozuar i një 35-vjeçari është gjetur në lumin Vjosë, në afërsi të fshatit Hambar.
Sipas policisë lokale dyshohet se është mbytur dhe nga këqyrja paraprake nuk dallohen shenja dhune apo dëmtime të tjera.
“Në momentin që është konstatuar, viktima ka pasur veshur një bluzë të bardhë, çizme të gjata, xhinse vishnje dhe ka një tatuazh ne krahë në formë “thike”. Personat e interesuar të paraqiten në morgun e spitalit Fier”, njofton policia.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./ Opinion.al