Princesha e Monakos, Charlotte Casiraghi është sërish në pritje të ëmbël. Casiraghi dhe bashkëshorti i saj, Dimitri Rassam, do të bëhen prindër për herë të dytë.
Disa foto të princeshës në plazh, e veshur me një body të zi, i cili i tregonte qartë barkun e rrumbullakosur, u vendosën sot në kopertinën e revistës “Chi” dhe po bëjnë xhiron e rrjetit.
Në rrjete sociale aludohet se Charlotte është në muajin e tretë ose të katërt të shtatzënisë, megjithatë pritet që këto lajme të konfirmohen nga vetë çifti.
Charlotte dhe Dimitri po shijojnë disa ditë pushimi në Korsikë, ndërsa disa ditë më parë ndodheshin në Kapri./Opinion.al