Misteri që fshihej pas një imazhi fantazmë që tregonte një avion pasagjerësh të fundosur në një liqen të SHBA në hartat e Google, tanimë është zgjidhur.
Autoritetet mesa duket nuk kanë pasur asnjë regjistrim për një aksident ajror në zonën e liqenit Harriet në Minneapolis dhe nuk ishin në dijeni për një aeroplan të përmbytur.
Megjithatë, para se fotoja të niste debate për teori konspirative, një zëdhënëse e Google Map ka sugjeruar një shpjegim të thjeshtë për misterin.
Për shkak të mënyrës se si krijohet imazhi nga sateliti i Google, me shumë mundësi fotografia e liqenit është realizuar në të njëjtën kohë kur avioni po fluturonte sipër saj, duke bërë që dy objektet të “shkriheshin” me njëra tjetrën.