Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Niveli i ndotjes i lartë në Shqipëri, publikohen shifrat

2019/01/03 at 10:02 AM
në Kryesore, Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Niveli i ndotjes i lartë në Shqipëri, publikohen shifrat

Një raport i Këshillit Ekonomik dhe Social pranë Kombeve të Bashkuara tregon se Shqipëria raportoi një tejkalim të emetimeve të shifrës së oksideve të azotit me 82 për qind në raport me vitin bazë të marrë si referencë.


Komiteti që bën rishikimin për përmbushjen e detyrimeve nga ana e vendeve pjesëmarrëse ka marrë në analizë vendin tonë në disa takime duke nxjerrë edhe konkluzionet për masat që janë marrë.

Kështu sipas këtij Komiteti paraqitja e të dhënave për emetimin oksidet e azotit NOx të marra nga Shqipëria në 2017 tregoi një tejkalim të nivelit të emetimeve të vitit bazë me rreth 48 përqind: viti bazë për Shqipërinë lidhur me emetimet e oksidit të azotit tregon 22.36 kiloton ndërsa në 2015 këto emetime arritën 33.1 kiloton.

“Ky informacion duket se sugjeronte se Shqipëria nuk po përmbushte detyrimet e saj lidhur me nenin 2 paragrafi 1 i protokollit lidhur me kontrollin e emetimeve të oksideve të azotit. Komiteti e shqyrtoi këtë kërkesë në seancën e 39. U vu në dukje progresi i bërë nga Shqipëria lidhur me raportimin e të dhënave të saj. Komiteti vendosi që do të rishikonte pajtueshmërinë e Shqipërisë në 2018 dhe kërkoi nga sekretariati që të dërgonte një letër ku të ftonte palën që deri në 20 mars të dërgonte informacion mbi masat që do merrte në mënyrë që të përmbushte detyrimet për uljen e emetimeve nën protokollin e oksideve të azotit.

Në seancën e 40 komiteti nënvizoi me keqardhje se Shqipëria nuk kishte paraqitur të dhënat për emetimet në vitin 2018 sipas modeleve të raportimit që përcaktonte konventa. Ndaj komiteti nuk kishte mundësi të vlerësonte përmbushjen e detyrimeve nga Shqipëria. Komiteti gjithashtu nënvizoi se pala (Shqipëria) nuk i ishte përgjigjur kërkesës së sekretariatit për informacion. Komiteti vendosi se do të vijonte me rishikimin e pajtueshmërisë së Shqipërisë në sesionin e radhës dhe kërkoi nga sekretariati që për të përsëritur kërkesën për informacion mbi masat Shqipëria synon të zbatojë për të përmbushur detyrimet e saj dhe për të dërguar një ftesë që  Shqipëria të merrte pjesë në seancën e dyzet e një të Komitetit” thuhet në raport.

Në sesionin e 41 duket se Shqipëria nuk është treguar indiferente dhe ka raportuar shifrat e saj zyrtare. Paraqitja e fundit e të dhënave për emetimet e NOx nga ana e Shqipërisë sipas raportit tregoi një tejkalim të emetimeve të vitit bazë me rreth 82 për qind: në vitin 1987, viti bazë për Shqipërinë, emetimet e NOx ishin 22 kiloton, ndërsa në vitin 2016 emetimet arritën 40.8 kilotonë.

“Një përfaqësues i Shqipërisë mori pjesë në seancën e Komitetit dhe dha informacion në lidhje me punën e vazhdueshme të palës për përmirësimin e treguesve të emetimeve dhe masat që synon të zbatohen për të reduktuar emetimet e NOx. Komiteti vlerësoi Pjesëmarrjen e Shqipërisë dhe vuri në dukje se pala po ndërmerr masa ndërinstitucionale për të për të siguruar vijimësi më të mirë në përgatitjet e tyre, të cilat priten të përmirësojnë cilësinë e inventarit të emetimeve. Të dhënat e emetimit të vitit bazë të rishikuar do të ishin të përfshira në raportimin e palës në vitin 2019. Për më tepër, Komiteti mori shënim disa masat që Shqipëria po planifikon në mënyrë që të reduktojë emetimet e oksideve të azotit, në veçanti nga sektori i trafikut rrugor. Komiteti vendosi të vazhdojë të rishikojë pajtueshmërinë nga  Shqipëria në seancën e saj të dyzet e tre” thuhet në raport.

Monitor

 

Etiketa: niveli i ndotjesshqiperi


Ju sugjerojmë

Federata kërkon testin e gjinisë për volejbollisten, reagon Dinamo
Kryesore

Federata kërkon testin e gjinisë për volejbollisten, reagon Dinamo

25 Tetor, 2025 2:14 pm
Kontroll i befasishëm në burgun e Durrësit, gjenden 5 celularë iPhone
Aktualitet

Kontroll i befasishëm në burgun e Durrësit, gjenden 5 celularë iPhone

25 Tetor, 2025 11:38 am
Batuta me Macron, Rama nga Berlini: Ishte shaka për Alyiev
Aktualitet

Batuta me Macron, Rama nga Berlini: Ishte shaka për Alyiev

25 Tetor, 2025 11:19 am
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 25 Tetor 2025

25 Tetor, 2025 11:09 am
Rama vizitë në Berlin, merr pjesë në forumin ndërkombëtar të nivelit të lartë
Kryesore

Rama vizitë në Berlin, merr pjesë në forumin ndërkombëtar të nivelit të lartë

24 Tetor, 2025 10:29 pm
Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e PD-së për Fierin dhe Durrësin
Kryesore

PD kërkesë Peleshit: Shmangni çdo provokim ndaj deputetëve të opozitës

24 Tetor, 2025 5:01 pm
Berisha thirrje për protesta brenda vendit dhe jashtë tij
Kryesore

Berisha thirrje për protesta brenda vendit dhe jashtë tij

24 Tetor, 2025 3:38 pm
Reforma zgjedhore/ Lapaj dhe Qori pjesëmarrës pa të drejtë vote në komision
Kryesore

Reforma zgjedhore/ Lapaj dhe Qori pjesëmarrës pa të drejtë vote në komision

24 Tetor, 2025 12:27 pm
Tabaku reagon për shembjet në Theth: Konflikti, pasojë direkte e “Paketës së Maleve”
Kronikë

Tabaku: Qeveria mburret me suficit, shqiptarët s’mbushin dot shportën e ushqimeve

24 Tetor, 2025 10:32 am
Kapet në Tiranë shqiptari i akuzuar për kultivim kanabisi në Gjakovë
Kronikë

Kapet në Tiranë shqiptari i akuzuar për kultivim kanabisi në Gjakovë

24 Tetor, 2025 9:26 am
Para
Këto janë fobitë më të mëdha të V.I.P-ve shqiptar, nga karkalecat te vendet e mbyllura

Rrëfimi i Canës: Venger më kërkoi te Arsenali, por nuk më dhanë vizën

Vrau gruan dhe kunatën 18-vjeçe, flet autori i masakrës

Vrau gruan dhe kunatën 18-vjeçe, flet autori i masakrës

Fluks largimesh në Portin e Durrësit pas festave të fundvitit

Fluks largimesh në Portin e Durrësit pas festave të fundvitit
















TE FUNDIT

Federata kërkon testin e gjinisë për volejbollisten, reagon Dinamo

Federata kërkon testin e gjinisë për volejbollisten, reagon Dinamo
25 Tetor, 2025

Klubi sportiv i Dinamos ka reaguar pas kërkesës së Federatës Shqiptare të Volejbollit për të kryer testin e gjinisë për...

Lexo më shumë

Kontroll i befasishëm në burgun e Durrësit, gjenden 5 celularë iPhone

Kontroll i befasishëm në burgun e Durrësit, gjenden 5 celularë iPhone
25 Tetor, 2025

Një kontroll i befasishëm është zhvilluar në burgun e Durrësit, pas informacioneve për lëndë narkotike, telefonë apo sende të tjera...

Lexo më shumë

Batuta me Macron, Rama nga Berlini: Ishte shaka për Alyiev

Batuta me Macron, Rama nga Berlini: Ishte shaka për Alyiev
25 Tetor, 2025

Nga Gjermania ku ndodhet për “Berlin Global Dialogue” Kryeministri Edi Rama është pyetur lidhur me shakanë që bëri me Macron...

Lexo më shumë

Horoskopi 25 Tetor 2025

Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
25 Tetor, 2025

Dashi Një ngjarje e papritur mund të bëjë që të ndaheni përkohësisht nga personi i veçantë në jetën tuaj. Konfuzioni...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com