Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nissan e Honda në bisedime për t’u bashkuar

2024/12/18 at 8:53 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Nissan e Honda në bisedime për t’u bashkuar

Prodhuesit japonezë të automjeteve, Nissan Motor Corporation dhe Honda Motor Company, kanë konfirmuar të mërkurën se janë duke diskutuar për një bashkëpunim më të ngushtë, teksa kanë mohuar raportimet se kanë vendosur të bashkohen.

Çmimi i aksioneve të Nissan-it u rrit për më shumë se 22% në Tokio, pasi raportimet, që citonin burime të paidentifikuara, thanë se ai mund të bashkohet me Honda-n për të formuar grupin e tretë më të madh prodhues të automjeteve në botë, raporton AP. Çmimi i aksioneve të Honda-s, në anën tjetër, ra për 3%.

Sipas raportimeve, anëtari i aleancës Nissan, Mitsubishi Motors Corporation, është, po ashtu, i përfshirë në bisedime.

Që të tre prodhuesit japonezë të automjeteve njoftuan në gusht se planifikonin të ndanin me njëri-tjetrin komponentë për automjete elektrike, si bateritë, dhe të punonin bashkërisht për programet për ngasje autonome, për t’iu përshtatur më mirë ndryshimeve dramatike në industrinë e automjeteve, të përqendruara rreth elektrifikimit.

Një marrëveshje preliminare ndërmjet Honda-s, prodhuesit të dytë më të madh në Japoni, dhe Nissan-it, të tretit, u bë e ditur në Mars.

Tregtia me aksionet e Nissan-it u pezullua, por më pas u kthye pasi kompanitë lëshuan bashkërisht një komunikatë, përmes së cilës thanë se po “shqyrtojnë mundësi të ndryshme për bashkëpunim të ardhshëm, por nuk është marrë asnjë vendim”.

Një bashkim i kompanive mund të rezultojë në një gjigant me vlerë prej rreth 55 miliardë dollarësh, bazuar në vlerën në treg të të gjithë tre prodhuesve të automjeteve.

Bashkimi i forcave do t’i ndihmonte dy kompanive të rrisnin peshën për të garuar me liderin japonez të tregut, Toyota Motor Corporation, dhe me Volkswagen AG-në e Gjermanisë.

Ngritja e prodhuesve kinezë të automjete po e lëkund industrinë në një kohë kur prodhuesit po përballen me telashe në kalimin nga automjetet me lëndë djegëse në ato elektrike.

Toyota ka prodhuar 11.5 milionë automjete më 2023, përderisa Honda ka nxjerrë në treg 4.2 milionë, ndërsa Nissan ka prodhuar 3.4 milionë. Mitsubishi Motors ka prodhuar pak më shumë se 1 milion.

Edhe në rast të një bashkimi, Toyota do të mbetej prodhuesi më i madh japonez i automjeteve./REL

Ju sugjerojmë

Gjekmarkaj feston ditëlindjen në Parkun Olimpik, surprizohet me tortë nga deputetja
Politikë

Gjekmarkaj feston ditëlindjen në Parkun Olimpik, surprizohet me tortë nga deputetja

17 Maj, 2025 5:06 pm
Tornadot godasin dy shtete të SHBA-së, raportohen viktima dhe të plagosur
Bota

Tornadot godasin dy shtete të SHBA-së, raportohen viktima dhe të plagosur

17 Maj, 2025 4:45 pm
Merz zgjidhet kancelari i ri i Gjermanisë në raundin e dytë të votimit
Bota

Qeveria e re gjermane duhet të bëjë një kthesë strategjike në dialogun Kosovë-Serbi

17 Maj, 2025 4:29 pm
Autoritet e huaja kërkojnë pasuritë e krimit në Shqipëri
Aktualitet

Autoritet e huaja kërkojnë pasuritë e krimit në Shqipëri

17 Maj, 2025 4:03 pm
Izraeli nis një ofensivë të re të zgjeruar në Rripin e Gazës
Bota

Izraeli nis një ofensivë të re të zgjeruar në Rripin e Gazës

17 Maj, 2025 3:44 pm
Bobby Solo dhe Marco Zappa, super koncert më 3 qershor në Tiranë
Kryesore

Bobby Solo dhe Marco Zappa, super koncert më 3 qershor në Tiranë

17 Maj, 2025 3:22 pm
“Kanë kapitulluar”, Trump: SHBA do të ndalojnë bombardimet kundër Huthëve në Jemen
Bota

Trump: Jam lodhur me bisedimet për Ukrainën

17 Maj, 2025 3:11 pm
Zgjedhjet e 11 majit/ Celibashi: 55 519 vota të pavlefshme brenda vendit
Kryesore

Zgjedhjet e 11 majit/ Celibashi: 55 519 vota të pavlefshme brenda vendit

17 Maj, 2025 3:02 pm
Macron e Zonja e Parë e Francës, në mbrëmjen e veçantë/Spiropali ndan pamjet
Aktualitet

Macron e Zonja e Parë e Francës, në mbrëmjen e veçantë/Spiropali ndan pamjet

17 Maj, 2025 2:39 pm
Ndihmonte emigrantë të kalonin ilegalisht Shqipërinë, pranga 18 vjeçarit sirian
Aktualitet

“Jam mik i fëmijëve të tu”/Mashtronte qytetarët dhe u merrte para,pranga 64-vjeçarit

17 Maj, 2025 2:17 pm
Para
Gara për “Shef Komisariati”, del lista e pikëve të fituara nga secili konkurrentë

Proda emëron shefat e rinj të komisariateve

Spiunimi i BIA-s: Serbia në “burgun digjital”

Spiunimi i BIA-s: Serbia në "burgun digjital"

VIDEO/ Digjet banesa në Maliq

VIDEO/ Digjet banesa në Maliq

TE FUNDIT

Gjekmarkaj feston ditëlindjen në Parkun Olimpik, surprizohet me tortë nga deputetja

Gjekmarkaj feston ditëlindjen në Parkun Olimpik, surprizohet me tortë nga deputetja
17 Maj, 2025

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj feston ditën e sotme ditëlindjen. Edhe këtë ditë të veçantë në jetën e tij,...

Lexo më shumë

Tornadot godasin dy shtete të SHBA-së, raportohen viktima dhe të plagosur

Tornadot godasin dy shtete të SHBA-së, raportohen viktima dhe të plagosur
17 Maj, 2025

Të paktën 21 persona kanë vdekur nga tornadot që goditën dy shtete amerikane. Guvernatori Andy Beshear deklaroi se 14 persona...

Lexo më shumë

Qeveria e re gjermane duhet të bëjë një kthesë strategjike në dialogun Kosovë-Serbi

Merz zgjidhet kancelari i ri i Gjermanisë në raundin e dytë të votimit
17 Maj, 2025

Qeveria e re e Gjermanisë, e udhëhequr nga Friedrich Merz, duhet të marrë një rol udhëheqës në politikën e Bashkimit...

Lexo më shumë

Autoritet e huaja kërkojnë pasuritë e krimit në Shqipëri

Autoritet e huaja kërkojnë pasuritë e krimit në Shqipëri
17 Maj, 2025

Autoritetet e huaja që kanë identifikuar në vendet e tyre grupe kriminale shqiptare, kryesisht të përfshira në trafikun e drogës,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com