Parlamenti ka votuar mesditën e sotme ngritjen e komisionit i cili do të hetojë të gjitha parregullësitë e Presidentit Ilir Meta.
Bëhet me dije se ngritj e Komisionit Hetimor është votuar me 97 vota pro, 6 vota kundër dhe 1 votë abstenim .
Afati i punës së Komisionit Hetimor pritet që të jetë një muaj, përgjatë të cilit do të shqyrtohen të gjitha argumentet e ngritura nga Partia Socialiste për shkarkimin e Presidentit. Ndërkohë thksohet se vendimi i shkarkimit të Presidentit duhet të mbështetet nga të paktën 2/3 e anëtarëve të Parlamentit.
Kjo është një nismë e nxitur nga Partia Socialiste teksa pretendohet se Presidenti i Republikës ka ka shkelur ligjet para dhe gjatë procesit zgjedhor./Opinion.al