Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nisma e re/ Nga janari, Tirana do të ketë një kryebashkiak për natën

2016/11/25 at 12:02 PM
në Aktualitet, Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Nisma e re/ Nga janari, Tirana do të ketë një kryebashkiak për natën

Për të promovuar mundësitë që ofron kryeqyteti, jo vetëm gjatë ditës, por edhe në orët e natës, Tirana, duke filluar nga janari, do të ketë një person përgjegjës, që do të quhet Kryebashkiaku i Natës.


Lajmin e ka dhënë kryebashkiaku Veliaj, duke sqaruar edhe si do të funksionojë.

“Siç ndodh në Amsterdam, në Zyrih apo në Londër, ai do të merret vetëm me promovimin e  ekonomisë së natës. Kemi premtuar një qytet që punon me tre turne, por edhe që jeton me tre  turne. Në shumë prej vendeve të botës ekonomia e natës, pra e festave, e lokaleve, gjeneron  pafund të ardhura dhe vende pune kryesisht për të rinjtë, studentët. Ndaj, duam që kjo të  ndodhë në mënyrë të përgjegjshme, të ketë një kryebashkiak nate që rri zgjuar në turnin e  tretë dhe menaxhon vetëm këto lloj aktivitetesh. Promovon ekonominë, e cila njihet si  ekonomia e turnit të tretë, për t’u siguruar që jo vetëm qyteti jeton 24 orë, por për t’u siguruar gjithashtu për sa më shumë punësime e sa më shumë maksimizojmë orët e ditës dhe hapësirat  e qytetit për ekonominë e njerëzve tanë dhe të rinjve që jetojnë në Tiranë”, tha Veliaj.

grate

Doni të hapni biznes? Ja hapat për të siguruar mbështetje financiare në Bashki 

Falë mbështetjes së Bashkisë së Tiranës, 22 gra kanë mundur që sot të kenë bizneset e tyre në  kryeqytet, duke punësuar veten, por edhe duke krijuar mundësi për t’u punësuar me dhjetëra  të tjerë.

Është finalizuar kështu me sukses Fondi për Gratë Sipërmarrëse, si një nismë e  Aleancës së Grave të Këshillit Bashkiak, për të cilin për herë të parë Bashkia Tiranë miratoi  një fond 6 milion lek për mbështetjen e sipërmarrëseve gra nga 18 deri në 60 vjeç.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, vizitoi një prej këtyre bizneseve, e cila ofron guidë turistike për vizitorët e qytetit, duke promovuar pikat më të mira turistike. Ndërsa, falenderoi sipërmarrëset e këtij biznesi që aplikuan për t’u bërë pjesë e këtij fondi, kryebashkiaku Veliaj theksoi se Bashkia do të vijojë të mbështesë politikat që sjellin, jo vetëm hapjen e bizneseve nga grupe vulnerabël, por edhe që krijojnë punësim në Tiranë.

grate1

“Kemi dhënë 22 grante për 22 kompani që drejtohen nga zonja dhe zonjusha. Besojmë se në  këtë qytet është e rëndësishme që bashkia të zgjedhë aleatët e vetë dhe aleatë të bashkisë janë  ata njerëz që punojnë dhe që i hapin punë vetes në kuptimin më të mirë të fjalës”, tha Veliaj.  Në vijim të nxitjes së hapjes së bizneseve të reja, por edhe të rritjes së punësimit, kryebashkiaku i Tiranës bëri të ditur se shumë shpejt do të shpërndahet një fond i ngjashëm  edhe për të gjitha bizneset që hapen nga të rinjtë deri në moshën 35 vjeç.

Ndaj, ai ka ftuar të  gjithë studentët apo ata djem dhe vajza që kanë një ide për të hapur një aktivitet që sjell  punësim të aplikojnë për të qenë përfitues e këtij fondi të ri.

grate2

“Do të vazhdojmë jo vetëm në 22 kompanitë e para, por edhe me mbështetjen e të rinjve. Do  të hapim edhe një garë tjetër, e cila deri në fund të muajit pret konkurrente, biznese që kanë  filluar nga të rinjtë, pra start-up- et, dhe besoj se duke vendosur bashkinë në krah të njerëzve  të punës, shtojmë fuqinë që këto kompani shpenzojnë dhe aktivitete që gjenerojnë për qytetin  tonë”, tha kryetari i bashkisë.

 



Ju sugjerojmë

Tiranë/ Makina përplas për vdekje 54-vjeçarin me biçikletë
Aktualitet

Tiranë/ Makina përplas për vdekje 54-vjeçarin me biçikletë

19 Korrik, 2025 12:08 am
Eci deri te stacioni pavarësisht plagës në bark, atentat ndaj 24-vjeçarit shqiptar në Selanik
Aktualitet

Fier/ Po kërkohej prej ditësh nga familjarët, gjendet i pajetë 72-vjeçari

18 Korrik, 2025 10:39 pm
Kosovë/ 11 të arrestuar për ndihmë të kandidatëve për pajisje me patentë shoferë
Rajoni

Fjalimi kundër UÇK, policia e Kosovës arreston ndihmësin e Petkoviçit

18 Korrik, 2025 10:23 pm
Donald Trump: Mund të shqyrtojmë rikthimin në Organizatën Botërore të Shëndetësisë
Bota

Trump nënshkruan ligjin për kriptomonedhat

18 Korrik, 2025 10:08 pm
Rrjetet që përdor Rusia për rekrutim të shtetasve të vet për luftë
Bota

Rrjetet që përdor Rusia për rekrutim të shtetasve të vet për luftë

18 Korrik, 2025 9:37 pm
Banka Botërore: Shqipëria me rritjen më të madhe ekonomike në rajon
Bota

SHBA refuzon paktin e OBSH-së për përgjigje ndaj pandemive

18 Korrik, 2025 9:13 pm
“Ka një plan për Thethin”, Mazniku: Synohet zhvillimi i zonës nga banorët, por…
Politikë

“Ka një plan për Thethin”, Mazniku: Synohet zhvillimi i zonës nga banorët, por…

18 Korrik, 2025 8:58 pm
Ndryshimet në pushtetin vendor,Mazniku e lidh me integrimin në BE: Bashkitë duhet…
Politikë

Ndryshimet në pushtetin vendor,Mazniku e lidh me integrimin në BE: Bashkitë duhet…

18 Korrik, 2025 8:34 pm
Mbytja e dy vëllezërve të mitur në lumin Shkumbin, policia ndan detajet e para
Aktualitet

Mbytja e dy vëllezërve të mitur në lumin Shkumbin, policia ndan detajet e para

18 Korrik, 2025 8:27 pm
WhatsApp duhet të përgatitet “për largim” nga tregu rus
Bota

WhatsApp duhet të përgatitet “për largim” nga tregu rus

18 Korrik, 2025 8:10 pm
Para
Reagon Madonna pas arrestimit të djalit 16 vjeçar

Reagon Madonna pas arrestimit të djalit 16 vjeçar

Arrestimi i shefit të Kardiologjisë, kolegët në protestë: S’ndalemi deri sa të lirohet!

Arrestimi i shefit të Kardiologjisë, kolegët në protestë: S’ndalemi deri sa të lirohet!

Gjendje emergjence nga moti i keq në Itali

Gjendje emergjence nga moti i keq në Itali
















TE FUNDIT

Tiranë/ Makina përplas për vdekje 54-vjeçarin me biçikletë

Tiranë/ Makina përplas për vdekje 54-vjeçarin me biçikletë
19 Korrik, 2025

Një aksident me vdekje raportohet të ketë ndodhur në rrugën “Jordan Misja” në kryeqytet. Sipas njoftimit të policisë, një i...

Lexo më shumë

Fier/ Po kërkohej prej ditësh nga familjarët, gjendet i pajetë 72-vjeçari

Eci deri te stacioni pavarësisht plagës në bark, atentat ndaj 24-vjeçarit shqiptar në Selanik
18 Korrik, 2025

Trupi i një 72-vjeçari, është gjetur i dekompozuar pranë tokave të fshatit Sektor Seman, në Fier. Sipas njoftimit të uniformave...

Lexo më shumë

Fjalimi kundër UÇK, policia e Kosovës arreston ndihmësin e Petkoviçit

Kosovë/ 11 të arrestuar për ndihmë të kandidatëve për pajisje me patentë shoferë
18 Korrik, 2025

Igor Popoviq, përfaqësues i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, është arrestuar të premten nga Policia e Kosovës, pas...

Lexo më shumë

Trump nënshkruan ligjin për kriptomonedhat

Donald Trump: Mund të shqyrtojmë rikthimin në Organizatën Botërore të Shëndetësisë
18 Korrik, 2025

Pak çaste para se të firmoste ligjin e ri për rregullimin e kriptomonedhave, presidenti amerikan Donald Trump falënderoi publikisht një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com