Sot nis sesioni i ri parlamentar dhe grupi i Partisë Socialiste është mbledhur këtë paradite për të shqyrtuar objektivat.
Mbledhja e parë u drejtua nga Niko Peleshi dhe diskutimet u përqëndruan në angazhimin e deputetëve në Kuvend dhe në zonat e tyre elektorale.
Pjesëtarët e grupit parlamentar socialist janë inkurajuar të jenë të pranishëm në seancat plenare dhe komisionet parlamentare dhe të rrisin angazhimin e tyre në detyrat e tyre.
Kur na ndajnë edhe 8 muaj nga zgjedhjet parlamentare të vitit 2025, puna e deputetëve pritet të intensifikohet ndjeshëm.