Reshjet e borës kanë nisur dhe me shumë gjasa pritet të vazhdojnë deri në fundjavë.
Bashkia Pukë i ka bërë thirrje ARRSH-së që të nisë punën për mirëmbajtjen dhe pastrimin e rrugëve.
Reshjet në këtë rreth kanë filluar dhe ajo kërkon që puna të nisë që sonte për të mbajtur rrugët të hapura.
“Nëse nuk ndërhyhet gjatë natës, nesër është shumë vonë. Mos përsëritet situata e viteve të shkuara”, është apeli që Bashkia Pukë i bën ARRSH-së.
I gjithë vendi do të përfshihet nga reshjet e borës gjatë ditës së nesërme, ndërsa situata më alarmante është paralajmëruar për ditën e enjte.
Temperaturat minimale në vend pritet të shkojnë -20 gradë celsius në zonat malore.