Presidenti i Republikës, Bujar Nishani do të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare të premten e datës 3 Shkurt.
Mbledhja do të zhvillohet në orën 12:00 dhe pritet që në të, të diskutohet çështja e mosarrestimit të Klement Balilit.
Vendimi për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare erdhi pas letrës së Kryetari të Parlamentit, Ilir Meta, drejtuar Presidentit Nishani.
Ky i fundit, në një deklaratë zyrtare e vlerësoi si serioze kërkesën e kreut të Kuvendit Meta, për këtë arsye vendosi thërritjen e kësaj mbledhjeje.