Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nishani reagon ndaj sulmeve të Veliajt: Çështjen e çoj në Gjykatë

2016/05/12 at 6:17 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Nishani reagon ndaj sulmeve të Veliajt: Çështjen e çoj në Gjykatë

Presidenti Bujar Nishani në një dalje publike para mediave i ka cilësuar të rënda akuzat e kryebashkiakut Erion Veliaj bëra pak ditë më parë në emisionin Opinion. Ky i fundit lëshoi disa akuza në drejtim të numrit një të shtetit, duke theksuar se ka vjedhur pronën publike, atë të Kishës Katolike në Elbasan.


Me anë të një monitori Presidenti shfaqi deklaratën e kryebashkiakut Veliaj në emisionin “Opinion” e më pas i kërkon drejtësisë të merret me këtë çështje. Sipas tij, drejtësia duhet të hetojë a është Presidenti hajdut, apo po përdhoset shteti shqiptar përmes shpifjes.

“Ju kam ftuar që të përcjell përmes jush tek opinioni publik dy çështje të rëndësishme shtetërore, për të cilat do sjell shqetësimin dhe për të dhënë kontributin e institucionit të Presidencës. Madje dhe për të vijuar më tej, procesin e zgjedhjes së këtyre problemeve. Çështja e parë ka të bëjë me disa deklarata publike, akuza publike në gjykimin tim të rënda adresuar nga një autoritet lokal ndaj Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Dëshiroj t’ju kërkoj të ndiqni edhe njëherë këto deklarata e më pas do përcjell tek ju këto çështje”, tha Nishani.

“Natyrisht që një njeri kushdo qoftë, ai që vjedh ka vetëm një emër, hajdut. Shqiptarët nuk mund të kenë në zyrën e institucionit të Republikës së Shtetit shqiptar një hajdut, shqiptarët nuk mund të kenë një hajdut për President. Hajduti e ka vendin në qeli, dënohet sipas ligjit. Kjo çështje i kalon për shqyrtim drejtësisë. Drejtësia duhet dhe ka përgjegjësi kushtetuese dhe ligjore ose të verifikojë akuzat për të dënuar presidentin si hajdut ose përdhosësin e shtetit shqiptar përmes shpifjes ta dërgojë të përballet me ligjin. Kjo është një rrugë pa kthim, rrugë pa ndalesë. Unë ftoj edhe median të ndjekë gjykimin dhe sjelljen e drejtësisë”.

Më tej, Kreu i Shtetit ndau shqetësimin e tij, për atë që e quajti sulm të dhunshëm të organizuar nga kryetari i Bashkisë, ndaj Gjykatës Administrative të Apelit.

“Çështja e dytë për të cilën dëshiroj të përcjell shqetësimin tek opinioni dhe të gjitha institucionet ndërkombëtare që bashkëpunojnë ngushtë me institucionet shqiptare, në lidhje me sulmin e dhunshëm të djeshëm të organizuar nga kryetari i bashkisë së Tiranës dhe qytetarë e individë me pushtet ndaj gjykatës së Apelit Administrativ. Sulm i dhunshëm, qartazi terrorizues ndaj gjyqtarëve në ushtrim të detyrës, ushtrim të funksioneve të tyre kushtetuese. E dënoj me ashpërsinë më të madhe, jo vetëm për faktin se është një sulm i organizuar, i instrumentalizuar politikisht por edhe i realizuar ndaj një pushteti të pavarur kushtetues”,- tha Nishani.

Duke vlerësuar qëndrimin e Ministrisë së Drejtësisë për këtë rast, Nishani shtoi: I kërkoj të gjithë gjyqtarëve të republikës, gjyqtarëve të ndershëm të marrin kurajën dhe të mbrojnë republikën, është themelore në një demokraci që funksionin. Qytetarët të ruajnë shpresën për të vrarë frikën”.

I pyetur se nëse ka ndryshuar opinioni i tij ndaj drejtësisë duke qenë pas padisë për Veliajn, duke kujtuar edhe deklaratën për përgjime ndaj tij, Nishani tha se i mbetet qëndrimit të tij se drejtësia ka nevojë për një reformë për të larguar prokurorët dhe gjykatësit e korruptuar dhe të lidhur me politikën.

Por gjithashtu Nishani përmendi një pajisje përgjimi për të cilën kanë shkruar mediat ditët e fundit.

“Nuk kam ndryshuar mendim dhe qasje për asnjë arsye dhe asnjë çështje. Çështja të cilës ju i referoheni është serioze. Kam parë ditët e fundit në media që është denoncuar ekzistenca e një pajisje ilegale që kryen përgjime, mbetet për t’u vërtetuar nëse është e vërtetë, por në kontekstin e dhunës së djeshme, shqetësimet për të pasur një sistem drejtësie të pavarur, të painfluencuar dhe profesional besoj se janë sot në themelin e orientimit evropian dhe çdo aktori përparimtar të shoqërisë sonë. Mbetem në atë deklaratë që sistemi ynë i drejtësisë ka nevojë për një reformë e cila të plotësojë kushtet për të larguar të gjithë ata prokurorë e gjyqtarë të korruptuar, të kapur politikisht dhe të shantazhuar për të pasur një mekanizëm të drejtësisë jashtë çdo influence”, theksoi Kreu i Shtetit, raporton BW.

Nishani i bëri thirrje institucioneve, mediave, akademikëve dhe shoqërisë të mos kenë frikë por t’i thonë gjërat ashtu siç i mendojnë pasi situata e të drejtave të njeriut sipas tij është jo e mirë.

“Të gjithë së bashku, institucionet, mediat, shoqëria civile, çdo qytetar, akademikët, profesorët, të cilëve iu bëj thirrje që në një situatë jo të mirë të çështjes së respektimit të të drejtave themelore të njeriut në Shqipëri, të mos kenë frikë, të kenë kurajë dhe t’i thonë gjërat ashtu siç i mendojnë”, deklaroi ai.

Përsa i përket akuzave të Veliajt, për lidhjen e presidentit me trupën e gjyqtarëve të çështjes për pallatet tek Diga, Presidenti tha se kjo është një tjetër shpifje dhe se nuk ka asnjë lidhje apo kompetencë.

“Kjo është një akuzë tjetër e pavërtetë që do të ketë radhën e saj në adresimin në institucionet përkatëse. E ndiej veten të obliguar për të bërë një sqarim. Presidenti nuk ka asnjë kompetencë për të përcaktuar trupa gjyqësore. Procesi ndodh në gjykatë është kompetencë e kryetarit të gjykatës dhe kancelarit që nuk ka asnjë lidhje me presidentin”, u shpreh Nishani.

Kreu i shtetit ka shpjeguar edhe thirrjen e tij për mbrojtjen e republikës, pas gazetari i News24, Erjon Skëndaj tha se kjo thirrje është njësoj si në vitet ’90.

“Vijnë si reagim i shfaqjes së atyre reminicencave që ju thatë të viteve ’90. Nëse njerëz me pushtet terrorizojnë funksionarët e shtetit gjatë ushtrimit të detyrës, në radhë të parë duhet të mbrohet Republika. Thirrja ime është që të mbrojmë Republikës dhe mekanizmat që kemi ndërtuar për të garantuar këto liri dhe të drejta”, theksoi Kreu i Shtetit.

 

http://www.dailymotion.com/video/x4a2w62_nishani-i-pergjigjet-veliajt_news

 



Ju sugjerojmë

Përvetësuan mbi 2 mln Lekë gjoba, Gjykata e Kukësit cakton masa sigurie për 22 policë
Aktualitet

Rrugorja kontrolle të ‘rrepta’ në rrugë/ 22 persona të arrestuar, 39 të proceduar

9 Qershor, 2025 12:59 pm
Berisha denoncon me video: Votat u blenë në Tiranë, ja momenti kur..
Aktualitet

Berisha denoncon me video: Votat u blenë në Tiranë, ja momenti kur..

9 Qershor, 2025 12:41 pm
Kryeparlamentarja e Bullgarisë:Shqipëria, kampion në përpjekjet për integrimin në BE
Aktualitet

Kryeparlamentarja e Bullgarisë:Shqipëria, kampion në përpjekjet për integrimin në BE

9 Qershor, 2025 12:22 pm
Spiropali: Shqipëria vlerëson mbështetjen e Bullgarisë për integrimin në BE
Aktualitet

Spiropali: Shqipëria vlerëson mbështetjen e Bullgarisë për integrimin në BE

9 Qershor, 2025 12:20 pm
Po lufton mes jetës e vdekjes/ Qëllohet me armë zjarri shqiptari në Itali
Kronikë

Po lufton mes jetës e vdekjes/ Qëllohet me armë zjarri shqiptari në Itali

9 Qershor, 2025 12:07 pm
Forcat izraelite konfiskojnë anijen e nisur drejt Gazës dhe ndalojnë aktivistët
Bota

Forcat izraelite konfiskojnë anijen e nisur drejt Gazës dhe ndalojnë aktivistët

9 Qershor, 2025 11:57 am
Dështon seanca e 29-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Dështon seanca e 29-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

9 Qershor, 2025 11:47 am
IKMT aksion në jug/ Prishen objektet pa leje në Jalë dhe Dhërmi
Aktualitet

IKMT aksion në jug/ Prishen objektet pa leje në Jalë dhe Dhërmi

9 Qershor, 2025 11:43 am
Kryetari i Gjykatës së Lartë: S’duhet të trembeni nga presionet, s’ka vend për…
Aktualitet

Kryetari i Gjykatës së Lartë: S’duhet të trembeni nga presionet, s’ka vend për…

9 Qershor, 2025 11:38 am
Zbulimi i rrënojave antike, Rama: Transformim spektakolar për Durrësin
Aktualitet

Zbulimi i rrënojave antike, Rama: Transformim spektakolar për Durrësin

9 Qershor, 2025 11:27 am
Para
Tifozat e Liverpulit vjedhin stolat, ja arsyeja i këtij akti

Tifozat e Liverpulit vjedhin stolat, ja arsyeja i këtij akti

Muça: Këndova si tifoz, nuk jam kriminel por futbollist

Muça: Këndova si tifoz, nuk jam kriminel por futbollist

Mos harroni! Sot gjysmëfinalja e Eurovision, Eneida do të këndojë e 17-ta.

Mos harroni! Sot gjysmëfinalja e Eurovision, Eneida do të këndojë e 17-ta.

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Rrugorja kontrolle të ‘rrepta’ në rrugë/ 22 persona të arrestuar, 39 të proceduar

Përvetësuan mbi 2 mln Lekë gjoba, Gjykata e Kukësit cakton masa sigurie për 22 policë
9 Qershor, 2025

Policia Rrugore në Tiranë vijon kontrollet në rrugët e kryeqytetit për të parandaluar aksidentet dhe për të menaxhuar trafikun. Konkretisht...

Lexo më shumë

Berisha denoncon me video: Votat u blenë në Tiranë, ja momenti kur..

Berisha denoncon me video: Votat u blenë në Tiranë, ja momenti kur..
9 Qershor, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një dalje për mediat ka bërë një tjetër denoncim publik në lidhje me...

Lexo më shumë

Kryeparlamentarja e Bullgarisë:Shqipëria, kampion në përpjekjet për integrimin në BE

Kryeparlamentarja e Bullgarisë:Shqipëria, kampion në përpjekjet për integrimin në BE
9 Qershor, 2025

Kryetarja e Parlamentit të Bullgarisë, Nataliya Kiselova ka deklaruar se mbështet Shqipërinë lidhur me anëtarësimin e saj në unionin evropian....

Lexo më shumë

Spiropali: Shqipëria vlerëson mbështetjen e Bullgarisë për integrimin në BE

Spiropali: Shqipëria vlerëson mbështetjen e Bullgarisë për integrimin në BE
9 Qershor, 2025

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, priti sot në një takim zyrtar Kryetaren e Asamblesë Kombëtare të Bullgarisë, Nataliya...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com