Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishan ishte në ambasadën amerikane, ku ka folur pas fitores së Donald Trump si president i SHBA-së.
Ai është shprehur se marrëdhëniet mes dy vendeve do të njohin më shumë përmirësime.
“Është një demonstrim tjetër i demokracisë amerikane. Amerikanë kanë vendosur mbi bazën e bindjeve të tyre. Për të pasur një Amerikë më të mirë. Unë besoj që do të ketë një klimë të re. Jam i bindur që do të ketë një model të ri.
Unë kamë qenë i bindur që cilido që do te jetë presidenti i Amerikës do te ketë marrëdhënie më të mira mes dy vendeve. Sepse neve na bashkojnë interesa te përbashkëta. Amerika ka qenë shumë pranë kauzës së shqiptarëve.
Administrata i re do ti japë një impuls, do te ketë akoma më shumë bashkëpunim.”, tha Nishani