TIRANE– Eshtë zgjedhur me 8 vota kryetari i ri i Gjykatës së Apelit Tiranë, Hysni Demiraj. Por nga burimet brenda mbledhjes me dyer të mbyllura të KLD-së, mësohet se Presidenti Bujar Nishani dhe ministri i Drejtësisë Ylli Manjani janë larguar nga mbledhja, pa marrë pjesë në votim. Gjithsesi mungesa e tyre nuk do ta ndryshonte rezultatin pasi Demiraj ka marrë pjesën dërmuese të votave. /Opinion.al