TIRANE- Siç nuk ka ndodhur më parë, Presidenti Nishani ka dekretuar menjëherë ligjin për dekriminalizimin që u votua me konsensusin e opozites ne parlament te enjten e javës së kaluar.
Zyra e shtypit e kreut të shtetit publikoi në mesditë dekretin e
firmosur nga Presidenti, çka bën që ligji i ri i miratuar me konsensus
të hyjë në fuqi në ditët e para të vitit të ardhshëm.
Me hyrjen e tij në fuqi do të nisë edhe procesi i dekriminalizimit për
zyrtarët e lartë të administratës.