Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Nisa të konsumoja dhe të shisja lëndë narkotike në moshën 18-vjeçare”, trondit Igli: Tentova të vrisja veten 

2024/06/02 at 5:28 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
“Nisa të konsumoja dhe të shisja lëndë narkotike në moshën 18-vjeçare”, trondit Igli: Tentova të vrisja veten 

Igli, i cili ka ardhur në “Ka Një Mesazh Për Ty” për të ndarë historinë e tij, ka jetuar me gjyshërit që në moshë fare të vogël pas divorcit të prindërve. Me rritjen, ëndrra e tij më e madhe ishte muzika dhe dëshironte më shumë se çdo gjë të regjistronte një këngë. Vetëm 15 vjeç, pa mundësi financiare, Igli vendos që një ditë teksa kalonte në rrugë, t’i grabiste celularin një vajze. 

“Gabimi më i madh i jetës time”, u shpreh ai për rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan. U dënua me 6 muaj në shkollën e riedukimit dhe doli për 3. Pas daljes, një humbje e fortë për të e detyroi të qëndronte për 3 vjet në një garazh, pa asnjë kusht minimal jetese. 

Igli: Kur dola nga burgu, pas disa muajsh më vdiq gjyshi dhe ajo ka qenë një traumë për mua sepse ai më merrte para-mbrapa, më ngushëllonte, më fliste, nuk më linte gjë mangët dhe kur vdiq gjyshi, te shtëpia e dajës fillova të ndihesha i tepërt, mungonte dashuria e tij. Më pas u largova nga shtëpia. Nga mosha 15 vjeç deri në moshën 18 vjeç unë kam ndenjur në një garazh në lagje. 

Ardit Gjebrea: Pse? 

Igli: Nuk doja të shkoja në shtëpi. 

Ardit Gjebrea: Ndiheshe më mirë në një garazh sesa në shtëpi me njerëz? 

Igli: Nuk doja të shkoja në shtëpi sepse vendi ku rrinte gjyshi…  nuk më rrihej në shtëpi. 

Ardit Gjebrea: 3 vite në një garazh. 

Igli: Kam pasur një tavolinë, një divan, kaq. Asgjë tjetër. Pa ujë, pa banjë. 

Ardit Gjebrea: Ku laheshe, ku… 

Igli: Është gjyshja! Është gjyshja ajo që gjithmonë kur shkoja e thërrisja nga dritarja se nuk doja të hyja në shtëpi, thoshte hajde brenda, unë nuk hyja. Thoshte të paktën merr diçka për të ngrënë. Kur shkoja merrja diçka për të ngrënë, kërkonte që të më lante rrobat, i çoja dhe më jepte bidonë me ujë që unë të lahesha. Ose kur më shihte daja në rrugë, gjithmonë ndalonte makinën dhe më thoshte hip në makinë, unë hipja në makinë, më çonte deri te shtëpia, rrija sa rrija… 

Ardit Gjebrea: Ktheheshe prapë aty. 

Igli: Unë ikja. Daja më ka qortuar shumë, për mirë. Unë asnjëherë s’ia kam dëgjuar fjalën. 

Igli shton se u përpoq të rikthehej në shkollë, por drejtoresha e refuzoi duke i thënë se ishte “problematik”. Nga ai  moment, rruga e tij nisi të devijonte. 

Igli: Gjatë kohës që kam ndenjur te garazhi, vinin çuna që konsumonin lëndë narkotike dhe fillova të konsumoja edhe unë lëndë narkotike. Gjatë gjithë kësaj kohe kam filluar dhe e kam shitur nga mosha 18 vjeç deri në moshën 20 vjeç, për dy vjet rresht. 

Ardit Gjebrea: E ke shitur? 

Igli: E kam shitur. Arsyeja është ëndrra ime që kisha. 

Ardit Gjebrea: Muzika. E bëre muzikën? 

Igli: Të gjitha ato lekët që merrja, ashtu siç i merrja, ashtu më iknin, as vetë s’e kuptoja. 

Ardit Gjebrea: Ndërkohë, ti ishe në një situatë mbijetese. 

Igli: Po. 

Ardit Gjebrea: Jetoje vetëm, jetoje në atë garazh akoma apo jo? 

Igli: Po, deri në moshën 20 vjeç. 

Ardit Gjebrea: Çfarë ndodhi pas moshës 20 vjeç? 

Igli: Gjatë shpërndarjes që i bëja lëndës narkotike, arrestohem nga policia. Arrestohem nga policia dhe përfundoj në drejtori. Përfundoj në drejtori dhe nga frika që kisha për mos t’i dalë më gjyshes përpara, nga zhgënjimi i madh se ajo vinte kur kam qenë te shkolla e riedukimit në Kavajë, më takonte dhe më thoshte mos bëj më gabim, unë gabova prapë, nuk i dilja dot përpara. Për këtë gjë tentova të vras veten që mos të më shihte më pas hekurave. 

Ardit Gjebrea: Në çfarë viti ka ndodhur kjo? 

Igli: 16 gusht 2019. 

Ardit Gjebrea: Me sa vite u dënove? 

Igli: Jam dënuar 8 vjet./tvklan.al 

Ju sugjerojmë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
Kronikë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

8 Qershor, 2025 10:31 pm
Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
Bota

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

8 Qershor, 2025 9:46 pm
Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
Bota

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

8 Qershor, 2025 9:22 pm
“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
Aktualitet

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

8 Qershor, 2025 8:45 pm
Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës
Aktualitet

Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës

8 Qershor, 2025 8:25 pm
I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone
Bota

I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone

8 Qershor, 2025 7:59 pm
“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit
Aktualitet

“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit

8 Qershor, 2025 7:53 pm
“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump
Bota

“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump

8 Qershor, 2025 7:31 pm
Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë
Bota

Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë

8 Qershor, 2025 7:01 pm
Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”
-Jetë dhe Stil

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”

8 Qershor, 2025 6:27 pm
Para
Emocione të forta! Sheh nipin pas daljes nga burgu, gjyshja thuajse humb ndjenjat në studio (Video) 

Emocione të forta! Sheh nipin pas daljes nga burgu, gjyshja thuajse humb ndjenjat në studio (Video) 

Aksident në Korçë, makina përplas motorin, plagoset drejtuesi

E zë korrenti teksa peshkonte, humb jetën 30-vjeçari në Bulqizë   

Tensioni i syrit, shkaqet, shenjat dhe kur duhet të shkoni patjetër te mjeku 

Tensioni i syrit, shkaqet, shenjat dhe kur duhet të shkoni patjetër te mjeku 

TE FUNDIT

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
8 Qershor, 2025

Tre shtetas shqiptarë, një prej të cilëve nën hetim nga SPAK, kanë rënë në prangat e policisë greke në një...

Lexo më shumë

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
8 Qershor, 2025

Qytetarët e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor kanë prioritete dhe pikëpamje të ndryshme jetësore, tregon një anketë e Eurobarometrit,...

Lexo më shumë

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
8 Qershor, 2025

Çfarë është Garda Kombëtare dhe si funksionon? Garda Kombëtare është një forcë ushtarake e veçantë e Shteteve të Bashkuara që...

Lexo më shumë

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
8 Qershor, 2025

Lavdia ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” bashkëshortin, Klitin për shkak të një mosmarrëveshjeje pronësie.  Ajo thotë se jetonnë të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com