Ka nisur tashmë takimi i shumëpërfolur mes kreut të opozitës dhe maxhorancës Lulzim Basha dhe Edi Rama për Reformën në Drejtësi.
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur i pari në amientet e Pallatit të Kongreseve ku do të mbahet takimi, i shoqëruar nga Kryetari i Komisionit parlamentar të Ligjeve, Fatmir Xhafa dhe nga nënkryetari i LSI-së, deputeti Petrit Vasili.
Pak minuta pas tij kanë mbërritur edhe pala e opozitës e kryesuar nga kreu i demokratëve, Lulzim Basha, deputeti Oert Bylykbashi dhe kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Edi Paloka.
Në përfundim të takimit Rama-Basha, kryeministri dhe kreu i opozitës do të dalin në një konferencë të përbashkët për mediat.
Më herët është raportuar se kryeministri ka spostuar nga takimi Bashkim Finon, për të marrë Petrit Vasilin e LSI-së, një lëvizje kjo e mosbesimit të Metës te partneri i tij i koalicionit.