Për herë të parë në Shqipëri do të zhvillohet stërvitja Strong Balkan 2023.
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga stërvitja në rrjetet sociale dhe shkruan:
“Forca Speciale nga 8 vende të Ballkanit do të stërviten së bashku, për të rritur më shumë bashkëpunimin rajonal, duke përftuar njëherësh rritje në nivelin profesional, aftësim taktik, operacional e strategjik, për të përballuar sfidat komplekse që paraqet sot mjedisi i sigurisë.”/Opinion.al