Ndërtimi i stadiumit të ri të futbollit “Arena Kombëtare” pritet të nisë së shpejti, por fillimisht duhet të bëhet pastrimi i zonës së stadiumit ekzistues “Qemal Stafa”, duke prishur fillimisht ambientet përreth dhe më pas të fillojë ndërhyrja në stadium.
shembjet ne stadiumin “Qemal Stafa”.
Ditën e sotme ka nisur puna për shembjen e objekteve pranë stadiumit “Qemal Stafa”. Ndërhyrja i hap rrugë ndërtimin te stadiumit të ri.
Sipas Federatës Shqiptare të Futbollit, leja e ndërhyrjes është marrë një ditë më parë dhe mëngjesin e sotëm ka nisur puna.
Ndërhyrja do të shoqërohet edhe me kufizim të lëvizjes së automjeteve.