Ka mbërritur në Komisionin e Sigurisë, Visho Ajazi Lika, kreu i Shërbimit Informativ Kombëtar. Drejtuesi i Komisionit, Flamur Noka ka vendosur që mediat të jenë të pranishme dhe TV të transmetojnë Live. Por kreu i SHISH që në nisje të fjalës, kërkoi që mbledhja të bëhet me dyer të mbyllura.
Sakaq Noka e pyeti nëse raportimi i tij kishte elementë që cënojnë sigurinë e vendit, dhe Ajazi tha “Po”.
Kjo ka ngjallur debate në komisionin prezenca ose jo e medias. Paulin Sterkaj i PS i kërkoi Ajazit të fliste për mediat, pra të mos zhvillohet mbledhje me dyer të mbyllura.
Sakaq Astrit Patozi propozon që të jetë një pjese e hapur për publikun dhe më pas Ajazi për pjesën sekrete të informacionit të raportojë me dyer të mbyllura.
Si përfundim vendoset që një pjesë e fjalës të jetë e hapur për publikun.