Ka nisur puna për rikonstruksionin e kalasë mesjetare të Lezhës. Lajmi është dhënë nga kryeministri Rama në një postim në rrjetin social “Facebook”, ku ka publikuar disa foto të punimeve.
Kreu i qeverisë shkruan se pas kalasë së Gjirokastrës, Beratit, Shkodrës e Krujës ka nisur puna edhe në kalanë mesjetare të Lezhës për të rifituar shkëlqimin që meriton.
“Pas kalasë së Gjirokastrës, Beratit, Shkodrës e Krujës ka nisur puna edhe në kalanë mesjetare të Lezhës për të rifituar shkëlqimin që meriton ky monument me vlera të rralla
#VetëmPërpara”-shkruan Bardhi.