Ashtu si çdo të premte edhe sot opozita ka dalë në protestë para bashkisë së Tiranës. Moti me shi nuk i ka ndaluar qytetarët që të protestojnë, por kjo ka krijuar kaos dhe trafik.
Kjo është protesta e 25 e opozitës, e cila drejton gishtin nga kryetari i bashkisë.
Protesta zhvillohet kundër padrejtësive dhe aferave korruptive, duke nisur nga dosja 5D apo edhe ajo e inceneratorëve.