Rreth 46 mijë qytetarë me të drejtë vote në Bashkinë e Kukësit do të zgjedhin sot qytetarin e parë të Kukësit. Në garë janë Emri Vata i “Bashkë Fitojmë” dhe Albert Halilaj i PS.
Ata kanë nisur t’i drejtohen kutive të votimit që prej mëngjesit të kësaj të diele, pas shkarkimit të Safet Gjicit, i përfshirë në një skandal seksual.
Qendrat e votimit u hapën në orën 07:00 të mëngjesit, teksa procesi i votimit pritet të mbyllet rreth orës 19:00.
Në bashkinë e Kukësit janë në total 74 qendra votimi, teksa votuesit do të kenë vetëm një fletë për për të shprehur vullnetin e tyre.
Kujtojmë se Partia Demokratike zyrtare ka vendosur të mos dalë me një kandidat për këto zgjedhje të pjesshme.