Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nis ndërtimi i korsive të dedikuara për autobusët në Njësinë 7, Veliaj: Zgjidhje për transportin qytetës

2024/08/09 at 12:34 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Nis ndërtimi i korsive të dedikuara për autobusët në Njësinë 7, Veliaj: Zgjidhje për transportin qytetës

Bashkia e Tiranës e ka nisur nga Njësia 7 projektin për korsitë e dedikuara për autobusët, duke u përqendruar fillimisht në segmentet: “Rrethrrotullimi Zogu i Zi – 21 Dhjetori”, “21 Dhjetori – Vasil Shanto”, “Vasil Shanto” – kryqëzimi i Brrylit dhe “rruga e Kavajës – kryqëzimi 21 Dhjetori”.

Projekti i realizuar me ndihmën e GIZ dhe KfW gjermane, synon krijimin e infrastrukturës për shtrirjen e korsive të dedikuara për shërbimin e transportit qytetës në disa rrugë kryesore të Tiranës, optimizmin e stacioneve të autobusëve dhe informatizimin e tyre.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, inspektoi gjatë mbrëmjes nisjen e punës, duke e vënë theksin te rëndësia e projektit, i cili ndihmon në qarkullimin më të mirë të autobusëve dhe përmirësimin e shërbimit për qytetarët.

“Po e fillojmë nga Njësia 7, në segmentit nga ‘Zogu i Zi’ në drejtim të ’21 Dhjetorit’ dhe ‘Vasil Shantos’, ku do të kemi edhe korsi për biçikletat dhe monopatinat. E gjetëm Tiranën me 1% të qytetarëve që përdornin biçikleta, kurse sot jemi në 10%. Sa më shumë inkurajojmë këto korsi, aq më shumë ngarkesë heqim nga rruga. Çdo njeri që zgjedh një mënyrë alternative – në këmbë, me biçikletë apo monopatinë –  praktikisht, i ka ikur trafikut dhe ka ndihmuar edhe ata që lëvizin me autobus, edhe shoferët”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku shtoi se prioritet i kësaj ndërhyrje janë korsitë e dedikuara të autobusëve, ku do të aplikohet e njëjta eksperiencë e suksesshme, si në Rrugën e Durrësit apo Rr. “Dritan Hoxha”. Projekti i korsive të dedikuara dhe i rinovimit të shërbimit të autobusëve quhet “Urbani” dhe parashikon vendosjen e stacioneve në Google Maps, pajisjen e tyre me tabela informuese, numrin e itinerarit, etj.

“Ne kemi parë disa eksperimente shumë të suksesshme te ‘Rruga e Durrësit’, te Rr. ’Dritan Hoxha’, ku korsia e autobusëve është ekspres dhe komode. Autobusi ngadalësohet kur futet në trafik me makinat e tjera, prandaj projektin pilot që kemi zbatuar te ‘Dritan Hoxha’ dhe ‘Rruga e Durrësit’, ta vazhdojmë edhe përgjatë ‘Unazës’. Në këtë fazë të parë do të kemi disa ndërhyrje. është pjesë e një studimi që kemi bërë me qeverinë gjermane, GIZ-in dhe KfW, por përpara se të blejmë autobusët e rinj, do duhet të ndërtojmë infrastrukturën”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku Veliaj u ndal edhe te zgjidhja e problemit te vendi i njohur si nyja e “Kastriotëve”. Veliaj u shpreh se aty do të ndërhyhet duke krijuar një rrethrrotullim, si nyje lidhëse e rëndësishme për qytetarët e Kodër-Kamzës, për të lehtësuar ndjeshëm lëvizjen në këtë zonë.

“Një nga ndërhyrjet kryesore ka të bëjë me nyjen e ‘Kastriotëve’. Aty do të punojmë për një rrethrrotullim të madh, që do të jetë një shpëtim për të gjithë ata qytetarë që shkojnë e vijnë nga Tirana. Lidhet një lagje shumë e rëndësishme e Tiranës, që është pjesa e Njësisë 11 përtej lumit, si Kodër-Kamza, dhe sigurisht është lehtësim për të gjithë qytetarët fantastikë të Kamzës, një krah pune i jashtëzakonshëm që vjen çdo ditë në Tiranë, por edhe për studentët e mrekullueshëm të Kamzës, që vijnë për të studiuar në Universitet e Tiranës”, tha ai.

Veliaj u shprehu mirënjohje qytetarëve për durimin, gjatë punimeve në zonë.

“Mirënjohje qytetarëve që na kanë mirëkuptuar, që kanë zhvendosur makinat teksa ne punojmë. Mbarojmë 3-4 ditë këtu, zhvendosemi në një stacion tjetër, që pastaj shtatori të na gjejë me një Tiranë të sistemuar, me korsi biçikletash për të gjithë Unazën, korsi të dedikuar autobusësh dhe një hartë moderne të ‘Urbanit’”, përfundoi ai.

Prioritet i këtij projekti infrastrukturor në Njësinë 7 janë korsitë e dedikuara të autobusëve, si edhe tabelat informuese, që do të vendosen në çdo pikë stacion autobusi.

Tabelat do kenë një rëndësi të veçantë, pasi do të kenë një informacion më të detajuar për vendndodhjen dhe kodin unik të zonës, itinerarin dhe numrin e itinerareve, si edhe një diagramë horizontale, ku do të shpjegohen edhe gjithë ndalesat, por edhe shpeshtësia e autobusëve, jo vetëm në ditët e javës, por edhe në ditë festash kombëtare dhe në ditë pushimi.

Ju sugjerojmë

Pasuritë në sekuestro, Gjykata e Posaçme rrëzon Argita Berishën dhe Malltezin
Kronikë

Pasuritë në sekuestro, Gjykata e Posaçme rrëzon Argita Berishën dhe Malltezin

27 Tetor, 2025 1:23 pm
Berisha paralajmëron protesta: S’do e lejojmë situatën të degradojë
Kryesore

Berisha paralajmëron protesta: S’do e lejojmë situatën të degradojë

27 Tetor, 2025 1:12 pm
“Komisioni i Zgjedhores teatër”, Shehaj: Duan të vrasin partitë e reja
Kryesore

“Komisioni i Zgjedhores teatër”, Shehaj: Duan të vrasin partitë e reja

27 Tetor, 2025 12:56 pm
Burevestnik/Çfarë është raketa e re ruse me shtytje bërthamore e testuar nga Putini?
Bota

Burevestnik/Çfarë është raketa e re ruse me shtytje bërthamore e testuar nga Putini?

27 Tetor, 2025 12:38 pm
Trump: Dua të takohem me Kim Jong-un
Bota

Trump: Dua të takohem me Kim Jong-un

27 Tetor, 2025 11:59 am
PD kërkon të bëjë pyetje për drejtësinë, Balla-Berishës: Sikur djalli të…
Kryesore

PD kërkon të bëjë pyetje për drejtësinë, Balla-Berishës: Sikur djalli të…

27 Tetor, 2025 11:21 am
Raportimi i drejtësisë, Berisha: Lejoni deputetët të bëjnë pyetjet
Politikë

Raportimi i drejtësisë, Berisha: Lejoni deputetët të bëjnë pyetjet

27 Tetor, 2025 11:17 am
Reforma Zgjedhore, Berisha: OSBE-ODIHR damkosi 11 majin si farsë
Kryesore

Reforma Zgjedhore, Berisha: OSBE-ODIHR damkosi 11 majin si farsë

27 Tetor, 2025 10:59 am
Kuvendi miraton ngritjen e komisioneve për reformën zgjedhore dhe territoriale
Kryesore

Kuvendi miraton ngritjen e komisioneve për reformën zgjedhore dhe territoriale

27 Tetor, 2025 10:28 am
Moti i keq/ Rrëshqitje dherash dhe probleme me energjinë në qarkun e Kukësit
Aktualitet

Moti i keq/ Rrëshqitje dherash dhe probleme me energjinë në qarkun e Kukësit

27 Tetor, 2025 9:21 am
Para
Biseda Rama-Erdogan, ambasadori Atay: Nuk do të lejojmë që FETO të helmojë miqësinë mes dy vendeve

Biseda Rama-Erdogan, ambasadori Atay: Nuk do të lejojmë që FETO të helmojë miqësinë mes dy vendeve

Ndryshon ligji, ambasadorët me mandate 4-vjeçar

Ndryshon ligji, ambasadorët me mandate 4-vjeçar

Mundësi shqiptar Valiev kalon në çerekfinale, mposht me përmbysje ish-kampionin e botës

Mundësi shqiptar Valiev kalon në çerekfinale, mposht me përmbysje ish-kampionin e botës

TE FUNDIT

Pasuritë në sekuestro, Gjykata e Posaçme rrëzon Argita Berishën dhe Malltezin

Pasuritë në sekuestro, Gjykata e Posaçme rrëzon Argita Berishën dhe Malltezin
27 Tetor, 2025

Gjykata e Posaçme rrëzoi  pretendimet e Argita Berishës e Jamarbër Malltezit për të liruar nga sekuestroja pasuritë e sekuestruara të...

Lexo më shumë

Berisha paralajmëron protesta: S’do e lejojmë situatën të degradojë

Berisha paralajmëron protesta: S’do e lejojmë situatën të degradojë
27 Tetor, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha nga ambientet e jashtme të Kuvendit paralajmëroi se aksioni i opozitës do të radikalizohet...

Lexo më shumë

“Komisioni i Zgjedhores teatër”, Shehaj: Duan të vrasin partitë e reja

“Komisioni i Zgjedhores teatër”, Shehaj: Duan të vrasin partitë e reja
27 Tetor, 2025

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ndonëse i është dhënë një vend në komisionin e posaçëm për reformën zgjedhore, thotë...

Lexo më shumë

Burevestnik/Çfarë është raketa e re ruse me shtytje bërthamore e testuar nga Putini?

Burevestnik/Çfarë është raketa e re ruse me shtytje bërthamore e testuar nga Putini?
27 Tetor, 2025

Raketa e re ndërkontinentale 9M730 Burevestnik me fuqi bërthamore, e testuar ditët e fundit nga Moska, ka një emër pothuajse...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com