Është përshkallëzuar protesta e opozitës ku protestuesit kanë thyer tabelat e reklamave në rrugë si dhe kanë sulmuar biznese private e kioska në rrugë.
Siç duket nga pamjet protestuesit janë një grup të rinjsh, të cilët duket se po kryejnë veprime të pa llogaritura, pasi edhe deputetët e Partisë Demokratike po ju bëjnë thirrje që të mos sulmojnë bizneset private.
Sipas asaj që raporton gazetarja e Klan News, Glidona Daci sulme ka pasur edhe ndaj një ambulance në atë zonë.
Nuk dihet ende pika e radhës e ndalës së protestuesve, por mendohet se do të shkojnë tek parlamenti, atje ku janë disa protestues tashmë.