Policia ka nisur hetimet për një 50-vjeçare në Shkodër.
Sipas uniformave blu mësohet se kjo shtetase përndiqte një burrë, 57 vjeç.
Ky i fundit e ka kallëzuar atë në polici, me akuzën se ajo e ka përndjekur dhe fotografuar.
”Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen Sh. M., 50 vjeçe, banuese në Shkodër, pasi ka bërë kallëzim një shtetas 57 vjeç, banues në Shkodër, se kjo shtetase e ka përndjekur dhe fotografuar”,njoftoi policia./Opinion.al